Izraeli miraton planin e Donald Trump për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve

10 Tetor 2025, 07:42Bota TEMA
Izraeli miraton planin e Donald Trump për armëpushim në Gaza dhe

Izraeli ka miratuar armëpushimin në Gaza dhe planin për lirimin e pengjeve, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Marrëveshja u miratua nga qeveria e Izraelit pas një votimi në kabinet në orët e para të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale.

Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi herët të shtunën, 24 orë pasi marrëveshja të miratohet.

Zyrtarët amerikanë thonë se SHBA-të po zhvendosin deri në 200 trupa që ndodhen tashmë në Lindjen e Mesme për të koordinuar një forcë shumëkombëshe që do të monitorojë armëpushimin.

Presidenti i SHBA, Trump ka deklaruar se pengjet izraelite mund të lirohen të hënën ose të martën.

Përveç armëpushimit dhe pengjeve, faza e parë e një marrëveshjeje do të sjellë gjithashtu lirimin e qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli, tërheqjen e trupave izraelite nga pjesë të Gazës, dhe qindra kamionë me ndihma do të hyjnë çdo ditë në Gaza.

Marrëveshja është vetëm faza e parë e planit të paqes prej 20 pikash të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe ka ende një numër pikash të vështira për t’u zgjidhur.

Ja çfarë pritet të ndodhë në këtë fazë të parë:

1. Një armëpushim në Gaza pritet të hyjë në fuqi të shtunën, 24 orë pasi marrëveshja u miratua nga qeveria izraelite.

2. Trupat izraelite do të tërhiqen në një vijë që u jep kontrollin e 53% të Rripit të Gazës, tha një zëdhënës i zyrës së kryeministrit izraelit. Kjo është faza e parë nga tre fazat e tërheqjes në planin e Trump.

3. Do të fillojë lirimi i pengjeve izraelite – të gjallë dhe të vdekur – që mbahen nga Hamasi, i ndjekur nga lirimi nga Izraeli i të burgosurve palestinezë që vuajnë dënime të përjetshme në burgjet izraelite, si dhe i të paraburgosurve nga Gaza.

4. SHBA-të po zhvendosin deri në 200 trupa që tashmë ndodhen në Lindjen e Mesme në Izrael për të koordinuar një forcë shumëkombëshe që do të monitorojë armëpushimin, sipas zyrtarëve amerikanë.

2 Komente

  1. I
    Ilir

    I bejne popujt te vuajne tmerresisht, dhe pastaj bejne... si shpetimtare... BOLL me hitleret e putinet e Netanyahet... ekstremiste te PA SHPIRT! Keta njerez NUK DUHEN LEJUAR te kene pushtet, sepse shkaktojne vetem VUAJTJE.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      like herën tjetër unë do votoj 1 mld herë vetëm për ty!!je i kënaqur??ti do na zgjidhësh tërë karllëqet që bëjnë "popujt" me gomarllëqet e tyre!!mos harro se ata që mbështesin netin,pederët hamasonë,ajatollahët,MAGAistët,janë gjithnjë pjesë e popujve që ti na i quan të larë e të tharë si me pas qënë bluza kirurgësh!!popuj budallenj,zgjedhi,mbajnë mbi shpinë,ju nënshtrohen qeverive sundimtarëve diktatorëve që meritojnë!!ku të vjen një meny në restorant dhe ti zgjedh për të ngrënë mut?!i kujt është faji??më duket se i atij që zgjedh pjatën,jo i atij që e mbush!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje