Izraeli: S’ka bisedime me Libanin pa çarmatosjen e Hezbollahut

16 Mars 2026, 08:40Bota TEMA
Izraeli: S’ka bisedime me Libanin pa çarmatosjen e Hezbollahut

Një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk do të ketë bisedime paqeje me Libanin derisa Hezbollah të çarmatoset.

Këshilltari për politikën e jashtme, Ophir Falk, i tha BBC News se për Izraelin veprimet konkrete janë më të rëndësishme sesa diskutimet diplomatike.

“Bisedimet janë të mira, por veprimi është shumë më i rëndësishëm”, tha Falk, duke shtuar se ekziston një marrëveshje që nga nëntori i vitit 2024 sipas së cilës qeveria libaneze duhet të shpërbëjë dhe çarmatosë Hezbollahun.

Sipas tij, Libani duhet të veprojë menjëherë për të çarmatosur grupin militant të mbështetur nga Irani.

“Ata duhet ta çarmatosin Hezbollahun dhe duhet ta bëjnë këtë menjëherë. Nëse ka vullnet, ka një mënyrë”, shtoi Falk.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur tensionet mes Izraelit dhe Libanit mbeten të larta dhe spekulimet për mundësinë e bisedimeve të paqes midis dy vendeve janë rritur në javët e fundit.

 

2 Komente

  1. E
    Erdogan

    Zhdukini teroristet e hezbollahut, bejani kete te mire vehtes tuaj dhe popullit Libanez qe nuk e meriton kurresesi kete situate dramatike.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vdekje Hezbollahut

      Historikisht pjesa me e madh e libanezeve te sotem jane Fenikasit e lashte, jane popullsia e krishtere ne Liban dhe ne Sirine bregdetare. Me shume mundesi fenikasit do ringjallen ne histori, ashtu si Fenix-i. Te gjithe te krishteret ne Liban pavaresisht se flasin arabisht (se jane te arabizuar) e quajne veten fenikas, e dine dhe e thone se nuk jane arabe. Ka shume mundesi qe zona Kristiane dhe zona Alevite e Sirise se sotme (zona bregdetare e detit Mesdhe) te bashkohet me Libanin dhe te krijohet nje entitet Fenikas, ku madje te rilinde edhe gjuha e lashte fenikase, qe eshte nje dialekt i ngjashem me hebraishten dhe aramaishten. Libani i sotem, vetem "shtet sovran" nuk eshte! Qeveria e Beirutit ka sovranitet vetem te dhomat e nderteses se qeverise, asnje meter me shume. Hezbullahu (Partia e Zotit) eshte shtet e kaluar shtetit ne Liban. Libani pushoi se funksionuari si shtet qe kur atje u vendosen terroristet e PLA (Organizata Clirimin Plastelines), mbasi u debuan dhe u vrane nga mbreti i Jordanise ne 1970. Jordania vrau rreth 25 mije "luftetare plastelin" ne tetor 1970, te cilet me ne krye Arafat egjyptianin, ben nje grusht shteti atje dhe deshen te merrnin nen kontroll shtetin e Jordanise. Mbasi u vrane e u sakatua, shkuan ne Liban dhe qe atehere nuk ka me "shtet sovran te Libanit". Dikur deri ne vitet '70, kur rreth 70% e popullsise se Libanit ishte e krishtere, Libani quhej perla e Lindjes se Mesme dhe Bejruti quhej Parisi i Lindjes se Mesme. Pas ardhjes se islamikeve arabe te ashtuquajtur "plasteline", Libani u shkaterrua, u fut ne lufte civile dhe terroristet islamike te Hezbullahut kontrollojne sot pjesen me te madhe te atij "shteti", ku sot te krishteret jane zvogeluar ne numer. Po kur thuhet se Izraeli ka filluar edhe nje lufte me Libanin, Hezbullahun dmth!!!. Kjo eshte as me shume e as me pak se GENJESHTER! Luften me Hezbullahun ne Liban nuk e ka filluar Izraeli. Ne 8 tetor 2023 (vetem nje dite pas sulmit gjenocidal te Hamasit ndaj Izraelit ne jug), Hezbullahu ka filluar sulmin gjenocidal me raketa ndaj Izraelit ne veri dhe ka hedhur me mijra raketa kunder qendrave te banuara civile ne Izrael. Kjo eshte e VERTETE E PADISKUTUESHME dhe kjo nuk mund te quhet mungese informacioni, por paragjykim qe sjell si rrjedhoje nje genjeshter qesharake. Per shkak te sulmeve te Hezbullahut ne veri, rreth 100 mije banore izraelite te rajoneve veriore ishin shperngulur nga shtepite e tyre dhe per rreth nje vit jetuan neper hotele e kampe ne Izraelin qendror! Pas shkaterrimit total qe Izraeli i beri udheheqesise se Hezbollahut ne 2024, u eleminuar rreth 5 mije drejtues ushtarake, nepermjet shperthimeve te pagerave dhe celulareve personale te tyre (ne nje operacion fantastik te sherbimeve te fshehta izraelite) dhe pas eleminimit te udheheqesve te larte te Hezbollahut, kjo organizate terroriste e ndihmuar dhe financuar nga Irani, u squll dhe ra ne qetesi relative. Edhe renia e regjimit te Bashar al Assad ne Siri gjithashtu nderpreu lidhjen direkte me Iranin dhe Hezbullahu uli shume intensitetin e sulmeve kunder Izraelit dhe i ra shume fuqia ushtarake. Megjithate mbeturinat e kesaj organizate terroriste nazi-islamiste vazhdojne krijojne probleme. Menjehere pas sulmit te USA dhe Izraelit kunder Iranit, terroristet e Hezbollahut rifilluan sulmet me raketa kunder civileve ne Izrael dhe nuk pranojne te c'armatosen, ashtu sic e kane pranuar marreveshjen me OKB-ne. keshtuqe Izraeli rifilloi shkaterrimin e mbeturinave te Hezbullahut dhe njekohesisht kerkon edhe ndihmen e Autoriteteve shteterore te Libanit qe tashme te bashkepunojne per c'armatosjen e grupeve islamiste terroriste. Shteti dhe autoritetet libaneze kane filluar te forcohen dhe funksionojne sidomos pas renies se pushtetit te Basar al Assad ne Siri dhe me ndihmen amerikane. Pritet bashkepunim efektiv i qeverise libaneze me Izraelin ne eleminimin e krahut ushtarak te Hezbollahut dhe pritet njohja zyrtare nga Libani e Shtetit te Izraelit!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje