
Miliarderi Elon Musk vazhdon të ofrojë këshilla në fushën e politikës ndërkombëtare. Pasi i sugjeroi Kievit të mbyllë luftën me Rusinë duke njohur aneksimin e Krimesë, tani në fokus të tij ka qenë Tajvani dhe Kina, vend ku ai prodhon makinat e tij.
“Rekomandimi im do të ishte që Tajvani të kthehet në një zonë administrative të Kinës, ide që është shumë joshëse, por që mund të mos i lërë të lumtura të gjitha palët”, ka deklaruar Musk.
Deklaratën e tij, Musk e ka bërë në një intervistë të gjatë për gazetën financiare britanike, “Financial Times”.
“Mendoj se është e mundur që palët të arrijnë një marrëveshje që është më e butë se ajo e Hong Kongut”, ka thënë më tej Musk.
Nga ana e tyre, Pekini dhe Tajpei kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj idesë së njeriut më të pasur në botë.
Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara e vlerësoi idenë, ndërsa homologu i tij tajvanez deklaroi se “liria e ishullit nuk është në shitje”.
Vlen të theksohet se komentet e Musk vijnë në një kohë kur makinat elektrike të prodhuara nga kompania e tij shënuan një rekord shitjesh në Kinë.
Opportunisti më I rrezikshëm që ka bota sot. Sado gjeni të jetë, ky shet dhe fëmijën e tij (që nuk e do) për famë dhe pushtet.
të jesh i suksesshëm në një fushë nuk do të thotë të jesh gjithandej!! bile shpesh herë ndodh që pas arritjes së suksesit në fushën tënde fillone bëhesh aq koqe,fillon e pëlqen vetveten,dhe sidomos lajkat e atyre që ke rreth e rrotull,për arsye përfitimi,sa unk di se çbën!! edisoni në kohën e tij,pavarsisht se nuk doli nga fusha e tij e fuqisë,prapë për një kokfortësi shkatërroi gjithçka,nuk pranoi asnjë porpozim tjetër!nuk pranoi kurrë se rryma e vazhduar nuk ishte e armja e përdorimit të rrymës elektrike!! ky poja fut pordhës në një fushë që nuk ja ka idenë,dhe si duken fatket vetëm e vetëm për të pasur një hapsirë të pakufizuar në shitjen e mallit të tij!!mall që me kalimin e kohës po duket me shumë probleme!! hyrja në treg e makinave të firmave të afirmuara të degës automobilistike,po e nxjerrin teslën jashtë loje,pak nga pak!!
një sugjerim për ju të redaksisë hidhini një sy një artikulli në "ntv" me titull "Elon Musk hat Unrecht Der Osten der Ukraine ist prorussisch? Falsch.",nga Von Denis Trubetskoy
Tani e kuptova pse je kaq rot kari, ti qeke lexues i gazet BILD.