Me provokimet e Rusisë që bëhen gjithnjë e më të shpeshta në qiellin e NATO-s, frika në tokë për një Luftë të Tretë Botërore ka pushtuar thuajse shumicën e europianëve, veçanërisht në vendet e Baltikut dhe të kahut lindor të aleancës, të cilët që nga shkurti i vitit 2022 kanë ndjerë nga larg aromën e barutit.
Ukraina mbetet çelësi i sigurisë për mbarë kontinentin e vjetër, por rezistenca kohët e fundit është zbehur pasi SHBA-të kanë pakësuar ndihmën ushtarake dhe financiare për Kievin.
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i ftuar në "Rretheqark" deklaroi se Rusia tashme prej kohësh po provokon BE, SHBA dhe NATO dhe se do të jetë e lumtur që të ndezë zjarret dhe në Ballkan përmes aleatit të saj Serbisë.
“Disa mendojnë që ne jemi në Luftën e Tretë dhe unë jam një prej tyre. Nëse do të ketë një zgjerim të luftës pasi Rusia po provokon NATO, BE dhe SHBA. Kundërpërgjigja është e vakët dhe nuk është vetëm për vendet baltike.
Rusia kërkon të verë zjarrin dhe në Ballkan, ajo ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur që dhe Ballkani të marrë zjarr. Dhe jam i bindur që roli i tyre ka qenë i madh edhe në fillimin e luftës në Lindjen e Mesme”, u shpreh deputeti Oleksiy Goncharenko.
ju vazhdoni dhe vrituni me njeri tjetrin, sa me shume sllave te vrare win-win per ne.
Po po do luftojne ithtaret e Albin Kurrrrrtit. Ata qe thone: "Kosova a shteti ma i zhvillum ne ballkan". Do luftojne kush e kush te iki i pari me vrap hahahahah
Pushetaret ma Idiote ne ballkan jan Shqipetaret kur e paten nji ushtri te forte ne Ballkan cka benen keta e shkateruan dhe tani presin ndihma nga te huajt ,dhe te njejtit qe shkateruan gjithcka mbeshteten akoma nga ky popull injorant dhe ndodhen akoma ne qeveri dhe jetojne ne villa lukse or popull zgjohuni se dote zhdukeni si populli i Gazes.
Igor thuaje pafrike e shkaterroi Lexhenda ushtrine dhe krijoi ushtrine me zagaret r tij.