''Dërgimi itrupave të NATO-s në Ukrainë do të ishte tepër e rrezikshme dhe do të afronte rrezikun e një lufte botërore''. Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó në një intervistë për median ruse Tass.
"Rreziku i tmerrshëm i një lufte të tretë botërore po afrohet. Prandaj, ne do t'u bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe kolegëve tanë që të përmbahen nga çdo veprim apo deklaratë që mund të afrojë rrezikun e një lufte botërore”.
Komentet e Szijjártó vijnë pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha muajin e kaluar se dërgimi i trupave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk duhet të “përjashtohet” si mundësi.
Hungaria është vendi i cili ka qëndruar më afër Moskës se çdo anëtar tjetër i Bashkimit Evropian ose NATO-s. Budapesti vazhdimisht ka kundërshtuar dërgimin e më shumë parave dhe armëve në Kiev.
Szijjártó tha se Hungaria i mban të hapura kanalet e komunikimit me Rusinë, duke shtuar se Putin dhe Orbán mund të “mbajnë bisedime në çdo kohë” nëse “ka nevojë për të bashkëvepruar me njëri-tjetrin”.
foli dhe një zagar i tufës orbaniane!!zagari i radhës,mund të hajë mut sa të dojë,mund dhe të mos çojë asnjë ushtar të vetëm,por nuk mund të vendosë!!NATO,edhe në rastin e një vendosje të trupave diku tjetër,në ukrainë,nuk detyron asnjë shtet ta bëjë atë!asnjë shtet nuk është i detyruar të çojë trupa atje ku këshillon NATO!!
Per te lehur e per te ngren mut, ti cenosuma, me duket se ja merre ketij hungarezit!