Johnson shtrohet me urgjencë në spital, çfarë ndodhi me kryeministrin britanik?

21 Qershor 2022, 12:09Bota TEMA

Johnson shtrohet me urgjencë në spital, çfarë ndodhi me

Kryeministri britanik Boris Johnson është shtruar me urgjencë në spital. Mediat e huaja shkruajnë se Johnson iu nënshtrua një operacioni, ndërsa lajmi u bë më dije nga zyra e tij e shtypit.

Zëdhënësi Max Blain tha se kryeministri shkoi në një spital në Londër rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës për një procedurë rutinë, në lidhje me sinuset e tij.

Operacioni për sinuset e Johnson nuk ka lidhje me Covid që ai kaloi në vitin 2020. Ai bëri me dije se tashmë Johnson është kthyer në shtëpi  dhe  po pushon me rekomandimin e doktorëve.

58 vjeçari do të udhëtojë në një konferencë të Commonëealth në Ruanda këtë javë ku do të marrë pjesë në samitin e Grupit. 

 

1 Komente

  1. e
    e kan pas paralajmru .Mos i perzje Drogat

    dhe ja tani ne sto dhjavul . iku dhe kokkashta per lesh

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje