
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili tha sot se ai ishte i vendosur për të anëtarësuar vendin e tij në NATO, por jo përpara se të “zgjidhte problemet territoriale me Rusinë”.
Gjeorgjia është në një pozicion veçanërisht të ndjeshëm, pasi kufizohet me Rusinë në veri, me Turqinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin në jug.
Rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë njihen si shtete autonome nga disa vende, përfshirë Rusinë.
Më 31 maj, udhëheqësi i rajonit separatist të Gjeorgjisë, Osetia Jugore, anuloi planet për të mbajtur një referendum.
Kjo, për bashkimin me Rusinë, të cilin paraardhësi i tij e kishte planifikuar më 17 korrik.
Lajmin e bënë të ditur agjencitë perëndimore.
Osetia e Jugut ishte në qendër të luftës ruso-gjeorgjiane në vitin 2008.
Kremlin-i zyrtar më pas e njohu territorin si një shtet të pavarur dhe vendosi baza ushtarake atje.
Lini një Përgjigje