Ka ekzekutuar 6 gra në tre muaj, policia në kërkim të vrasësit të rrezikshëm serial

5 Qershor 2023, 21:40Bota TEMA

Ka ekzekutuar 6 gra në tre muaj, policia në kërkim të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga një seri krimesh monstruoze, ku vetëm gjatë tre muajve të fundit, 6 gra nga mosha 22 deri në 40 vjeç janë gjetur të vdekura në vende të ndryshme të izoluara në zonën e Portland, Oregon.

Autoritetet po hetojnë mundësinë se ato mund të jenë viktima të të njëjtit vrasës serial, ndërsa policia u ka bërë thirrje të gjitha grave të kenë kujdes. 

Vdekjet e grave përshkruhen si “misterioze” nga autoritetet, pasi trupat e tyre u gjetën në Portland, në një distancë prej afërsisht 160 kilometra nga njëra-tjetra, në anë të rrugëve, në pyje ose në zona të izoluara rurale.

Sipas CNN, trupi i fundit u gjet më 7 maj nga një burrë që peshkonte në një liqen në zonën Eagle Creek të Portland. Ishte 22-vjeçarja Ashley Real, e cila ishte raportuar e zhdukur që prej 27 marsit.

Një grua e dytë, Joanna Speaks, e cila ishte zhdukur në të njëjtën kohë, u gjet e vdekur më 8 prill. Shkaku i vdekjes së saj ishte trauma e fortë në kokë dhe qafë, sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Clark.

Autoritetet vendase po bashkëpunojnë, duke shkëmbyer informacione për gjashtë gratë e vdekura, por nuk kanë dhënë detaje lidhur me misteret e vrasjeve të tyre.

1 Komente

  1. Z
    Zhaklina eshte zgjidhja per vrasesin serial

    Nuk ka Zhakline Lakatari atje prandaj livadhisin vrasesit serial te grave... Dergoni Zhaklinen ne Oregon dhe keni per te pare qe vrasesi serial do vrasi veten...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje