“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha” - Ky ishte mesazhi kryesor i fjalimit të parë të Friedrich Merz si Kancelar në Bundestag , një javë pas marrjes së detyrës.
Ai premtoi gjithashtu se ushtria gjermane do të bëhet ushtria më e fortë në Evropë.
“Që tani e tutje, qeveria gjermane do të sigurojë të gjitha burimet financiare që i nevojiten Bundeswehr-it për t’u bërë ushtria më e fortë në Evropë”, theksoi ai, duke thënë se kjo është ajo që kërkojnë partnerët e Berlinit në BE dhe NATO.
Merz vuri theksin te ekonomia dhe politika e jashtme, duke premtuar “përmirësim të dukshëm” për qytetarët deri në verë, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për Ukrainën dhe Izraelin.
Në të njëjtën kohë, ai e vlerësoi punën e paraardhësit të tij, Olaf Scholz, me fjalë vlerësimi.
Duke iu referuar recesionit të vazhdueshëm të ekonomisë gjermane, kancelari gjerman foli për një “krizë ekonomike të paparë” që prek vendin, duke vënë në dukje se “kurrë në të kaluarën nuk kemi përjetuar një mungesë kaq të zgjatur të rritjes ekonomike”.
Siç theksoi ai, efektet janë të dukshme në punësim, madje edhe në sektorë strategjikë, siç janë industria e automobilave, prodhimi i kimikateve dhe makinerive të mëdha.
Ai mbrojti vendimin për të hequr “frenin e borxhit” dhe për të miratuar “kredi të mëdha”, duke theksuar se këto do të drejtohen drejt investimeve në infrastrukturë, rrugë, hekurudha, arsim dhe kërkim.
“Qeveria federale po investon në krijimin e një shteti modern dhe një administrate dixhitale (…) Unë i përkas një brezi që përjetoi rritje të qëndrueshme (…) Megjithatë, shumë të rinj vënë në dyshim nëse premtimi i Ludwig Erhard për “prosperitet për të gjithë” është ende i vërtetë.”
“Qeveria duhet t’i largojë këto dyshime dhe kjo është arsyeja pse po investojmë”, tha ai, duke theksuar se rritja e konkurrueshmërisë është një përparësi kryesore, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Evropian të zvogëlojë burokracinë.
Tregu i punës do të jetë një fushë qendrore për qeverinë e re, siç deklaroi kancelari, duke theksuar qëllimin për të promovuar punën vullnetare pas moshës 67 vjeç, përjashtimin e orëve shtesë nga taksat dhe fleksibilitet më të madh në llogaritjen e orëve të punës, bazuar në javë dhe jo në ditë.
Ti rrush bithen asaj shqiptare!...lol..... = po, po, duke mbushur arken e Putinit me shume ......lol
Behuni gati per Raihun e 4…
ik ore bajge
Sytë hapur botë!!! Gjermania po fuqizon ushtrinë prapë.????
pirdh pirdh. Iku koha e mustaqes o loqe. Sot shtetet kane arme berthamore
Ashtu tha dhe debili paraardhes. me shume llape se veprime.
Per disa dhjetvjecare, Gjermanise ligji nderkombetar ja kish reduktuar ne maksimum armatimin, shkaku per ate gjeme qe i shkaktoi botes, ku pothuaj i gjithe populli gjerman kaloi ne ekstaze dhe i u bashkua Hitlerit. Riarmatimi i saj ne keto permasa, permban dyshime te besueshme, qe historia mund te perseritet.Eshte me vend te citoj fjalet e shkrimtares se madhe italiane Elsa Morante: ´´Historia nje skandal i vjeter sa bota´´.Shume koka ne krye te shteteve kane filluar te nxehen ne ate menyre dhe , ne ate lloj grade, qe kane qene ne prag te nje shperthimi te luftes se trete.
ska problem. Kemi Putinin qe do na ndihmoje
DY luftera boterore jane bere per shkak te Gjermanise (ku ne te dyja e ka ngrene sa krahu i thyer me dysh) !!! Tani e treta (qe nuk eshte çudi te filloje prape nga origjina e dy te parave) do jete vendimtare per "enderrimtaret" e ideologjise naziste .......deri ne zhdukjen totale te tyre !!!Keshtu vepruan "perendimoret" ne vitet 30 -40 duke e lene me koshience militarizimin e Gjermanise per ta patur si mashe ne luften kundra Rusise Staliniste (komuniste) , por e pane mire se si shkuan punet !!!!!! Ndodhi e kunderta gjysma e Europes u be komuniste dhe gjermanet per 10 vjet rrjesht hengern vetem patate , per tu rimekembur si ekonomi dhe si shtet me gjithe ndihmen Ameriqane !!! Por ky me siper harron se nuk eshte ajo situate gjeopolitike si e viteve 30-40 dhe Ruset nuk jane me vetem ,te mos flasim per mbrojtjen qe nuk behet fjale ne raport me ate qe ishte ne fillimet e LB2 !!!!