Kërcënimet e Trump, zbutet Irani/ Çfarë u diskutua në Gjenevë mes zyrtarëve amerikanë dhe përfaqësues të Teheranit

26 Shkurt 2026, 20:51Bota TEMA
Kërcënimet e Trump, zbutet Irani/ Çfarë u diskutua në

Negociatat zhvillohen në një kohë që Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të godasë Teheranin, nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore.

Pas tre orësh bisedime në Gjenevë, zyrtarët e përfshirë në negociata thanë se kanë shkëmbyer “ide krijuese dhe pozitive”. Irani e sheh si të arritshme marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse çështja kryesore e negociatave është parandalimi i Iranit nga prodhimi i armëve bërthamore, kjo do të ishte në përputhje me (dekretin fetar) të udhëheqësit suprem dhe doktrinën mbrojtëse të Iranit, dhe një marrëveshje e menjëhershme është e arritshme”, tha këshilltari i udhëheqësit suprem Khamenei, duke shtuar se ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi, i cili po udhëheq bisedimet për Teheranin, ka “mbështetje dhe autoritet të mjaftueshëm për të siguruar këtë marrëveshje”.

Gjatë javëve të fundit, SHBA-të kanë dërguar mijëra trupa në Lindjen e Mesme, përfshirë anije luftarake dhe avionë furnizimi me karburant. Për dekada të tëra, SHBA-të dhe Izraeli e kanë akuzuar Iranin se po përpiqet të zhvillojë fshehurazi një armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij është vetëm për qëllime paqësore.

2 Komente

  1. a
    american23al

    kesaj rradhe Iranit duhet dhene nje mesim shembullor dhe nqs prek aeroplanmbajteset duhet qe ne ate vend mos te mbije me bar.....

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free albania from the zios.

      Doli dhe nje bot tjeter zionist.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje