Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

25 Shtator 2023, 21:00Bota TEMA
Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që nga fillimi i luftës civile. Presidenti kinez njoftoi një aleancë të re midis Pekinit dhe Damaskut.

"Kina mbështet kundërshtimin e Sirisë ndaj ndërhyrjes së huaj, bullizmit të njëanshëm dhe do të vihetnë lëvizje për rindërtimin e Sirise".

Nëpërmjet iniciativës Belt&Road, Kina "është e gatshme të japë kontribute pozitive për paqen dhe zhvillimin rajonal dhe global", tha Xi, duke shprehur mbështetjen e tij për "sovranitetin dhe integritetin territorial" të Sirisë, si dhe përpjekjet " kundër terrorizmit" dhe në kërkimin e "një zgjidhjeje politike për çështjen siriane".

Assad, sipas njoftimit të diplomacisë kineze, u përgjigj se "Kina ka hapur një rrugë të suksesshme drejt socializmit me karakteristika kineze", duke u shfaqur "gjithmonë në anën e barazisë dhe drejtësisë ndërkombëtare, ligjit dhe çështjeve ndërkombëtare me një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv".

Pas takimit, të dy krerët e shteteve nënshkruan një sërë dokumentesh bashkëpunimi dypalësh, duke përfshirë ndërtimin e Belt&Road, shkëmbimet e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimin ekonomik e teknologjik.

3 Komente

  1. R
    Real

    Dhe kur ta marre vesh Asadi se cfare ka bere do jete shume vone.Megjithate ai zbaton parimin qe merr cfare te dale para.

    Përgjigjjuni
    1. l
      latif

      do perfundjne si mali i zi dhe keta mavrite .....

      Përgjigjjuni
    2. 1
      1001

      E keqia me Kinen eshte se nuk thote qe ne fillim cmimin ....vec kur te ka hedhur lakun ne fyt te tregon se sa kushtoj dhe se kushti eshte : nese nuk paguan te terhiqet litari .....bisedat per komunizem dhe socializem kinez jane barcoleta per gomeret ....le te shkoje nje here Ased neper rruget e Shangait dhe te Moskes se si i mbledhin te pastrehet dhe i hedhin ne kazanin e plerave . pataj te flasi prap ...po me sa duket si beke pershtypje nje diktatori te eger si plera Asad , vec te kujtojme se si i shtypte babai i vet jo kundershterat e tij por popullin e thjeshte qe ti neneshtrohej ....duke u hedhur helme kimike ....dhe duke i shfarosur ne mase ......

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje