Koha e shumëfishtë e njeriut në arrati nga efimerja

31 Maj 2023, 22:05Bota TEMA

Koha e shumëfishtë e njeriut në arrati nga efimerja

Një intervistë me Jacques Le Goff

Në kokën time e imagjinoja në heshtjen punuese të një tavoline apo të një biblioteke, në dritën e qiririt, që synon që deshifrojë një dorëshkrim. Kurse për të arritur Jacques LeGoff në Paris, një pasdite të ngrohtë fundgushti të vitit 2013, kam marrë metropolitanen deri në Canal de l’Ourcq, duke arritur Arrondissement e XIX të qytetit, në prej pjesëve më moderne të kryeqytetit, ku mesjetaristi më priste i rrethuar nga turma librash, në studion e tij. Le Goff do të ndërronte jetë muaj më pas, duke lënë pas vetes një prodhim letrar dhe akademik shumë të gjerë, interpretimi i tij i zgjuar dhe i arësyetuar të një bote në evolucion, “në fazë tranzicioni”, siç e ka përsëritur shumë herë në intervistë, duke ruajtur derië në fund një besim të palëkundur në fatet e mrekullueshme dhe progresive të njerëzimit, duke kultivuar shikimin e tërësisë së një historiani, që nuk kapet pas viteve të veçanta, për përqafon epoka të tëra. Për ta takuar, lexova dhe u përgatita për javë, për të realizuar më pas, me plot gëzim, se një bashkëbisedim me historianin më të madh të Europës Perëndimore nuk do të ishte një provim universiteti, por një kënaqësi intelektuale, një pasazh plot ajër në shekuj, zbulimin e një imagjinate të paparë, të pamenduar, takimin me një revolucionar me mënyra elegante dhe me mendime të shkëlqyera.

Profesor në Lille, më pas hulumtues, drejtor i Ecole Pratique des Hautes Etudes dhe midis themeluesve të institutit të famshëm Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales të Parisit, Le Goff ka rishkruar tema dhe metoda të kërkimit historiografik, duke i rinovuar, zgjeruar, shkrirë historinë me antropologjinë, duke mos reshtur kurrë së pyeturi në psenë e gjërave dhe duke mbajtur përherë të gjallë kuriozitetin, dëshirën për të shkuar e parë dhe njohur njeriun, e fshehur prapa personazhit historik. Zbulimi i trupit, e përditshmja, prapa veshjes së kohës dhe mitit. Kjo intervistë është botuar në 2013 në revistën e Pirelli, World Magazine, e dërguar në shtëpi në pak skrivani elitare. Sot cheFare e ripropozon në akes të lirë, Le Goff do ta miratonte.

 

“Atëhere çfarë është koha? Nëse askush nuk ma pyet, e di; nëse do të duhej t’ia shpjegoja kujt ma pyet, nuk e di”, shkruante Shën Agustini. Të trokasësh në derën e 89 vjeçarit Jacques Le Goff, historian i shquar francez, nënkupton të bësh të njëjtën pyetje. Në studion e tij të rezervuar, i kornizuar nga libra, me pamje në kanalin de l’Ourcq në Distriktin e X të Parisit, orët rrëshqasin akoma midis klesidrave e meridianeve dhe qytetet ndryshojnë në anglomerate urbane, seli kishash, lidhjesh dhe korporatash.

Në ndryshim nga ajo që ndodh në shumicën e intervistave, Le Goff nuk tenton të bindë, por të shpjegojë, duke afirmuar sokratikisht se nuk di, ndaj çdo pyetjeje që i shpëton nga fusha e tij e aksionit kryesor, Mesjeta. Duke rrëmuar të dhëna, biografi dhe jetë shenjtorësh, rrëfen punën e ngadaltë të shekujve, gjen një domethënie në rrjedhjen tradicionale të kohës dhe të rastësisë se evenimenteve historike, duke e bërë historinë më humanen e shkencave. Kujtesa dhe realiteti përzihen me fantazinë, deri në imagjinatën e formave të reja të kohës, minuta të panumëruara, sekonda ndaj ngadalësuesit, të pakonceptueshëm për njerëzite vegjël të sotëm.

 

Ka një lloj sikleti pa të cilin historianët nuk mund të bëjnë. Sikur dimensioni i vetëm kronologjik i kohës sikur të mos ishte i mjaftueshëm për ta. Nga lind ky siklet?

Koha është një fenomen i shumëfishtë. Njerëzit kanë kërkuar ta burgosin, nëpërmjet instrumentash që janë përsosur në shekuj, nga 3 minuta rëre e klesidrës tek meridiana, në shpikjen revolucionare të orës mekanike, por koha njerëzore u shpëton matjeve të tilla. Është koha e zbërdhuqur e kujtesës, ai i ngadaltë i pritjes, është koha e shpejtë e frikës dhe e dashurisë, është rrallë vetëm natyrale, por vërehet edhe nga një këndvështrim social apo kulturor. Shembulli më elokuent është kambana, simbol i kohës i lidhur me kërkesat shpirtërore, apo kalendari. Për ne historianët, koha është objekti i një shkence thelbësore për njeriun, që megjithëse e krijuar mbi objektivitetin dhe mbi fakten, nuk arrin të na shpëtojë nga manipulimet e tyre sociale dhe kulturore, duke na shtrënguar të bëjmë hesapet me fytyrat e shumta e të njëjtit çast.

 

Me evolucionin e komunikimeve, shoqërimi i distancave nga një hemisferë tek tjetra, konceptimet e ndryshme të kohës janë të destinuara të ngjasojnë gjithnjë e më shumë ose shkohet drejt një nocioni të kohës gjithnjë e më shumë subjektive?

Në epokën aktuale asistohet në një evolucion të raporteve kohore në univers, që shkon drejt botërorizimit, të cilit fatkeqësisht nuk mund t’i parathemi rezultatet: e ardhmja mbetet një enigmë. Koha ka ngadalësinë e erërave gjeologjike, por është edhe kohë e shpejtë dhe individuale e ndodhive tona të vogla të përditshme. Çdo njeri ësht një meridiane dhe koha individuale ndërthuret me kohët e tjera, ekzistencat e tjera dhe shkon në zhvillimin e historisë. Megjithatë, ekziston një kohë absolute, pikërisht e Zotit, që tregëtarët qysh nga Mesjeta kërkonin ta shisnin me çmim të lirë, por është një kohë e shenjtë dhe i përket një dimensioni tjetër, larg nga këtu.

 

Dimensioni i hapësirës e influencon atë të kohës?

Po, koha është e koordinuar, thuajse e ankoruar, me hapësirën dhe në epokën bashkëkohore dimensioni i kohës çon në një reflektim themelor mbi problematikat aktuale, si ajo e transporteve të përbashkëta (Le Goff është konsultuar nga RATP, kompania e transporteve publike franceze, për një seri debatesh të ndodhura me qëllimin e adoptimit të rrjetit të transporteve me nevojat e njeriut modern, shënimi im.). Sot dy persona banorë në dy kryeqytete, për shembull Romë apo Tel Aviv, gjenden të kenë më shumë gjëra të përbashkëta respektivisht dy personave banorë në të njëjtin shet, por në fshat apo në provincë dhe reagimet apo zgjidhjet e gjetura në problemet metropolitane shpesh përfundojnë për t’u ngjarë, sepse janë pjellë të së njëjtës epokë. Gjatë shekujve njeriu ka fituar aftësinë e influencimit të kohës dhe hapësirës, deri në shpikjen e transporteve gjithnjë e më të shpejta dhe ekonomike. Deri tek avionët, që kanë futur konceptin, më shumë se bashkëkohor, të demokratizimit të hapësirës: ana tjetër e botës është e aksesueshme nga të gjithë. Një evolucion i njerëzimit që ka mundësuar zhvillimin e fenomeneve si emigracioni dhe ka krijuar individë nga atdhe të shumëfishtë.

 

Sipas jush, Europa ka lindur në Mesjetë, me vendbanimet e para urbane. Si është Europa e sotme, në çfarë ka ndryshuar?

Mesjeta është momenti në të cilin lind Europa dhe diferencohet respektivisht kontinenteve të tjera, me vlera të përbashkëta për të gjitha kombet, me qëndrime të ngjashme, nga industria tek urbanizmi, dhe personalitete të forta dhe të ndryshme. Sot duhet të synohet në një Europë të kombeve, për të mos ju nënshtruar monopolit të Amerikës dhe të avancimit të Azisë, një Europë që i bën kontinentet emergjentë jo armiq, por partnerë, por fatkeqësisht duhet të ndeshemi me një injorancë të madhe, pasojë e pashmangshme e mediokritetit të klasave politike aktuale.

 

Disa vite më parë, Umberto Eco nënvizonte sesi bota procedon me hapa breshke, duke u kthyer mbi gabimet e vjetra të së kaluarës, me qëndrim nga lufta tek populizmi mediatik. Vërtetë po kthehemi prapa në kohë?

Unë do të thoja se breshka ecën. Në të kundërt, por ecën. E gjej të gabuar minimizimin e hapave që janë hedhur. Le të mësojmë t’i zgjerojmë horizontet tona kohore, të marrim në konsideratë epokat, jo vitet e veçanta: kemi pasur Erazmusin, zhdukjen e shumë prej kufijve doganorë me marrëveshjen e Schengen, krijimin e një Banke Europiane.

 

Sikur të çlirohej nga pesha politike e Angela Merkel, më së fundi do të çlirohej nga një dominim nënshtrues.

Janë ndryshime që në një optikë kohore të afruar nuk jemi në gjendje të perceptojmë. Shpesh mendohet se është koha vetëm për të sjellë një ndryshim, në vendë që koha të japë një mundësi të vetme, një rast për t’u afruar me njerëz, ide, intuita, që do të na çojnë, hap pas hapi, drejt një Europe më të hapur dhe të jetueshme.

 

Frekuenca e revolucioneve në vitet e fundit, nga austerity dhe i shkurtimeve të rrogave i kanë shtyrë shumë të flasin për vdekjen e kapitalizmit. Sipas jush, jemi afër fundit të një ere?

Në Europë ka që luftojnë kundër kapitalizmit nga koha e Marx, megjithatë unë jam antikapitalist, nuk besoj se është armiku kryesor për t’u luftuar. Është austerity gabimi më i rëndë: nevojitet të gjendet zakoni i rritjes dhe mosfrikësimi i shtytjeve, reprimimi i iniciativave, demoralizimi i mendjeve. Veç kësaj, mendoj se sikur të çlirohej nga pesha politike e Angela Merkel, më së fundi do të çlirohej nga një dominim nënshtrues, thuajse obskurantiste. Nuk është fundi i një epoke, por një periudhë tranzicioni: i njëjti kufi midis një kohe private dhe profesionale po ndryshon, puna rrëshqet gjithnjë e më shumë në jetën tonë private dhe anasjelltas.

 

Ju keni individualizuar tek Baudelaire haraldin e modernizimit, të një epoke të shënuar nga gjithçka që është joshëse dhe e pakapshme. Supremacia e efimeres, nga komunikimi i informacionit tek raportet njerëzore, është një karakteristikë edhe e epokës bashkëkohore?

Po, nuk kemi dalë ende nga efimerja. Besoj se ardhja e një Bashkimi Europian kompakt dhe kohez do të na shoqërojë në braktisjen e mbretërisë së efimeres për të hyrë në një epokë lëvizjeje dhe zhvillimi, konstante dhe evolutive, dhe kjo nuk është trashëgimia e vetme e epokës moderne që peshon mbi njerëzimin: jemi të zhytur në botët tona të ngushta të përditshme, në problematikat e jetës personale, viktima të në narcizizmi të caktuar, i bërë thuajse një obsesion për dramat tona të vogla. Romantikë të rinj, të ngulitur në veten tonë, që ruajnë një imazh të përkryer të vetes tonë.

 

Keni deklaruar se preferoni frenezinë e ditës, qetësinë e natës, në kthimet e shpejta të së tashmes ecuria e lehtë e historisë, e pasjes pra e një parapëlqimi për kohën e kaluar. Është ende e mundur të jetohet në një kohë me ngadalësues?

Po, është e mundur, sidomos në kuptimin më letrar. Le të mendojmë për astronautët: trupa të qëlluar në hapësirë me shpejtësinë e dritës, të shtrënguar të lëvizin si në një moviolë brenda astroanijes. Kjo është një botë e re e jetimit të kphës që me siguri në Mesjetë njerëzit as nuk do ta kishin konceptuar. Jam i sigurtë se format e reja të kohës na presin, me siguri më të shpejta, por edhe më të ngadalta, që tani nuk arrijmë as t’i kapim në horizont, për që shpejt do të na surprizojnë.

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Lini një Përgjigje