
Koreja e Veriut ka vendosur që të mbrojë zyrtarisht të drejtën për të përdorur sulme parandaluese bërthamore.
Ligji i ri u miratua më 8 shtator, ku lideri verikorean, Kim Jong Un tha se përshkruan statusin bërthamor të shtetit që do të ndalojë bisedimet për çarmatimin bërthamor.
“Rëndësia kryesore e këtij legjislacioni është të vendosë një vijë të pakthyeshme në mënyrë që të mos ketë pazare për armët tona bërthamore”, tha Kim në Parlamentin Suprem Popullor.
Ligji i ri, që përditëson politikën paraprake, thotë se Koreja e Veriut “automatikisht” mund të kryejë sulme parandaluese bërthamore dhe “menjëherë të shkatërrojë forcat armiqësore” në rast të ndonjë sulmi konvencional nga shtetet e huaja që kërcënojnë udhëheqjen shtetërore ose komandën e forcave bërthamore të Phenjianit.
Një herë tjetër do të të tregoj për atë legjendën që lamë për gjysëm kur ajroseshim në Vjenë e flisnim për kafshën antike që kish pranë një shqipe e kërbishten e majme të kafshë ,karaburunin dhe zagalin ,se sot shqipet janë në zi .Për sot veç se dua të kaloj si bletë e fushave e pjalmoj lulkat e tua . Mos ki frikë nga bletët veç mos i nga e po i'u qase një këshillë : bleta është sqimatare në pastrërti .
Sa bukur flisni ju artistet; asnje fjale nuk te mora vesh-tha teto Ollga