Kryeministri britanik: Askush nuk duhet të mbaj zi për vdekjen e Sinwar-it

18 Tetor 2024, 18:25Bota TEMA
Kryeministri britanik: Askush nuk duhet të mbaj zi për vdekjen e

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer thotë se “askush nuk duhet të mbaj zi për vdekjen e liderit të Hamasit (Yahya) Sinwar”.

Duke folur në Berlin, Starmer thotë: “Në duart e tij është gjaku i izraelitëve të pafajshëm, të vrarë më 7 tetor dhe gjatë viteve të terrorit”.

“Dhe gjithashtu gjaku i popullit palestinez që vuajti në kaosin dhe dhunën që ai kërkoi dhe festoi”.

Më gjerësisht, Starmer thotë se ai vazhdon të mbështesë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por se nuk ka “zgjidhje ushtarake – përgjigja është diplomacia”.

“Tani ne duhet të shfrytëzojmë sa më shumë këtë moment… një armëpushim në Gaza, lirim i menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve, akses i menjëhershëm në ndihma humanitare dhe një kthim në rrugën drejt zgjidhjes me dy shtete”, thotë Starmer.

Duke lëshuar një paralajmërim për Izraelin, ai thotë se “bota nuk do të tolerojë më justifikime për ndihmën humanitare”, duke shtuar se Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (Unrwa) duhet të lejohet të vazhdojë punën e saj.

Lini një Përgjigje