Kryeministri i Moldavisë thotë se Rusia synon të marrë vendin e tij nën kontroll dhe të përdorë rajonin separatist të Transnistrisë kundër Ukrainës.
“Duhet ta kuptojmë se Rusia ka si qëllim marrjen e kontrollit të Moldavisë në vjeshtë dhe përdorimin e Transnistrisë kundër Ukrainës dhe Rumanisë, e cila është anëtare e NATO-s”, tha kryeministri moldav Dorin Recean në një konferencë për shtyp në fund të takimit të nëntë të Këshillit të Asociimit BE-Moldavi në Bruksel.
“Po dëshmojmë një përpjekje masive nga Rusia për të minuar demokracinë dhe për të dobësuar Republikën e Moldavisë”, deklaroi ai.
“Ata po përdorin mjete shumë të fuqishme si propaganda, dezinformimi, pagesat dhe transfertat për të blerë vota”, shtoi ai.
Ai i referohet strategjisë së Rusisë për të marrë nën kontroll këto vende, duke sponsorizuar aty aktorë pro rusë të cilët më pas vijnë në pushtet si një qeveri kukull që i shërben interesave të Kremlinit.
Muzhiku Putin kerkon nje brez neutral ne kufi me NATO. Ndaj dhe vepron keshtu. Te gjitha shtetet kufitare me Rusine sipas muzhikut nuk duhet te jene te antaresuar ne NATO. Kurva Trump ka interes me kete startegji duke manipuluar fuqine e NATO qe praktikisht e sundon. Ndoshta kjo mund te jeté nje zgjidhje ….