Kryeministri polak: Turp për udhëheqësit që morën pjesë në paradën ushtarake në Moskë

9 Maj 2025, 18:27Bota TEMA
Kryeministri polak: Turp për udhëheqësit që morën

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka kritikuar ashpër të gjithë liderët që morën pjesë në paradën e mbajtur në Moskë, për të rikujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Kritika e tij ishte kryesisht ndaj homologut të tij sllovak, Robert Ficos, udhëheqësit të vetëm të një vendi të Bashkimit Evropian që mori pjesë.

Në një konferencë për shtyp Tusk tha se kushdo që merr pjesë në paradën ushtarake atje, duhet të turpërohet.

“Përpiqem të mos komentoj mbi vendimet dhe sjelljen e udhëheqësve të shteteve, veçanërisht të komunitetit tonë”, tha Tusk. “Por nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se të jesh në paradën e fitores në Moskë dhe të duartrokasësh Presidentin Putin është një turp për të gjithë atje”, tha ai.

4 Komente

  1. X
    Xy

    Paska dhe kryeministra qe mendojne si cenoshura! Po pse nuk reagove per djegijen e flamurit te bashkimit europian nga politikani polak!? O mbeturin neofashiste! Kur flasin edhe keta "politikan" per demokraci dhe liri mendimi!?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llazi, shoku i Hajros

      ky eshte nje fashist i terbuar, mjere Europa ku po perfundon,

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arrow

        Mesa duket, këtij pa...... i vjen keq që nuk flet gjermanisht! Por çfarë ti bësh, atyre miliona "budallenjve" që fisnikërisht dhanë jetën, në lulen e rinis, për të luftuar regjimin nazist që sot me siguri do ti konsideronte polakët dhe jo vetëm ata, rracë inferiore (mos harroni hebrejt).

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Harrove mer shkerdhate kur gjermanet e zeruan deri ne rrenoje Varshaven mbas kryengritjes se deshtuar ne 1944. Ishit gati te benit mareveshje me Hitlerin por ju deshtoi dhe ushtria kuqe ju cliroi. Nuk ka gje me te ndyre se mosmirenjohja.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje