Injoruan thirrjet e BE, Kremlini: Akt heroik nga Vuçiç dhe Fico

9 Maj 2025, 17:25Bota TEMA
Injoruan thirrjet e BE, Kremlini: Akt heroik nga Vuçiç dhe Fico

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, quajti vepër heroike praninë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit sllovak, Robert Fico, të premten në Moskë, për paradën e Ditës së Fitores kundër nazizmit, krah presidentit Vladimir Putin.

Ai tha se të dy liderët ballkanikë përballuan presionin e madh të Bashkimit Evropian për të mos marrë pjesë në këtë ceremoni. Sipas Peskovit, vendimi i tyre për të udhëtuar në Moskë në këto rrethana ka domethënie të veçantë politike dhe diplomatike, duke u interpretuar si një akt guximi dhe sovraniteti.

“Siç mund të shihni, shumë erdhën këtu pavarësisht presionit. Sot, veçanërisht nëse flasim për Vuçiç dhe Fico, kjo është praktikisht një vepër heroike. Ata demonstruan vullnetin e tyre sovran për të nderuar Ditën e Fitores, pavarësisht presionit të shfrenuar. Kjo meriton lavdërimet më të larta”, tha Peskov.

Peskov shtoi se Putin falënderoi komandantë të lartë ushtarakë nga Koreja e Veriut për mbështetjen e tyre në operacionet ruse në rajonin e Kurskut. Ata ishin të pranishëm në paradën e Ditës së Fitores në Moskë, ku u shfaqën në transmetimin zyrtar duke shtrënguar duart me Putinin dhe duke shkëmbyer komplimente me të dhe zyrtarë të tjerë rusë. 

6 Komente

  1. X
    X

    "Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit sllovak, Robert Fico,te premten ne Moske. Ai tha se të dy liderët ballkanikë përballuan presionin e madh të Bashkimit Evropian për të mos marrë pjesë në këtë ceremoni." Ne cilin vit eshte futur Sllovakia ne Ballkan? Di gje njeri?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Reporter

      Gjithmone do dalin teadhetare, lepires diktatoresh dhe zagare qe sorollaten neper rruget e felliqura te. Nenshtrimit per te perbaltur te drejtat dhe perpjekjet qe bejne popujt per liri.Shembuj te tille ka bota plot. Po ka plot shembuj se si perfundojne keta edepsese!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Reporter

        E di ai qe sdi as vet ku ndodhet! Keta i merr vala e lajmet se jane gazetare leshi te mbaruar ne shkollat e rushfeteve dhe qe tregojne gjoksin dhe shalet ne vend te dijeve.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sorosi

        Vucic i percolli Putin Pershendetje vellazerore te liderit global Rama I Colin per arsye qe dihen nuk mundi te marre pjese.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rama Vučić

          Rama: "Shkuarja e Vuçiçit në Moskë është si të isha unë atje!"

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shoku

            Mungoi nongrata! Putini nuk e ka ndaluar te vizitoje paraden se ai e ka qejf sheshin ku vriten te pa fajshem!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje