Kthesë historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës për privatët, merr fund monopoli 25-vjeçar i Çavizmit

30 Janar 2026, 07:00Bota TEMA
Kthesë historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e

Venezuela, vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë, ka marrë një vendim që shënon fundin e një epoke ideologjike dhe ekonomike. Parlamenti i vendit miratoi këtë të enjte (29 janar 2026) një reformë radikale që i hap dyert kapitalit privat në sektorin e naftës, duke zhbërë kështu politikën e “kontrollit të ngurtë shtetëror” të vendosur nga Hugo Çavez dhe pasuesit e tij prej më shumë se çerek shekulli.

Ligji, i cili kaloi në lexim të dytë në Asamblenë Kombëtare, tashmë pret vetëm vulën finale: nënshkrimin ekzekutiv nga Presidentja e përkohshme de facto, Delcy Rodríguez, për të hyrë zyrtarisht në fuqi.

Ajo që e bën këtë vendim historik është fakti se u votua nga vetë Partia Socialiste e Bashkuar e Venezuelës (PSUV), forca politike e themeluar nga Çavez, e cila gëzon shumicën në Asamble. Deputetët socialistë, të cilët për dekada kanë shtetëzuar asete dhe kanë demonizuar kapitalin privat në sektorin strategjik energjetik, miratuan liberalizimin e tregut.

Kjo lëvizje shihet nga vëzhguesit ndërkombëtarë si një pranim i heshtur i dështimit të modelit të centralizuar, i cili, i kombinuar me sanksionet dhe keqmenaxhimin, e kishte çuar industrinë e naftës të Venezuelës (PDVSA) drejt kolapsit total teknik dhe financiar.

Masa e re ligjore thyen tabunë e madhe të Çavizmit. Shteti nuk do të jetë më i vetmi operator në fushat naftëmbajtëse. Kompanitë ndërkombëtare dhe investitorët privatë do të kenë të drejtë të zotërojnë aksione dhe të menaxhojnë operacione, me shpresën për të sjellë kapitalin dhe teknologjinë e munguar.

Tani sytë janë drejtuar nga pallati presidencial “Miraflores”, ku Delcy Rodríguez pritet të hedhë firmën që do të zyrtarizojë këtë ndryshim drastik kursi, në një përpjekje për të ringjallur “zemrën” e ekonomisë venezueliane në vitin 2026.

5 Komente

  1. I
    Igor

    Mer fund ndihma e shtetit ndaj te varferit dhe dote filloj korupsioni si ne Shqiperi me ALB PETROL

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      modeli i ri amerikan i ndryshimit të sistemeve!!deri dje eksportohej demokracia,periudhë që përfituam dhe ne!sot ndryshohen qëndrimet e diktaturave!!nga diktatura armike këthehen në diktatura mike!diktatura venezueliane bëri një "vaksinim",një gërvishtje të lehetë me dhënjen e maduros("rrëmbim biltz" nga ana amerikane),dhe tashti do të jetë "mike" me donaldin!!ndoshta e njëjta gjë përsëritet dhe në iran e ndoshta në F.ruse??pra i keqi ishte filani,ne gjithë të tjerët jemi të mirë!nga sot e tutje në vënd që të përdorim armët!?hamë nga një "lesh të ëmbël"!!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Censura

        Gjithcka do te shihet se sa % taksa do te paguajne privatet ndaj shtetit dhe cfare te drejtash do te kene ata mbi pasurine kombetare venezuelane. Nje gje eshte e sigurte, populli Venezuelas do te perfitoje shum me pak se cfare ka perfituar deri tani.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          a e the ti!?duhet të jetë e vërtetë!!pra do shtohen dhe më shumë venezuelianët që do largohen nga venezuela!!??

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje