Trump bisedë telefonike me Sheinbaum, presidenti amerikan zbulon se çfarë diskutuan

29 Janar 2026, 21:22Bota TEMA
Trump bisedë telefonike me Sheinbaum, presidenti amerikan zbulon se

Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të enjte njoftoi se ka zvilluar një bisedë telefonike me homologen meksikane Claudia Sheinbaum. Trump e cilësoi telefonatën si produktive. Sipas tij ata diskutuan lidhur me tregtinë dhe ndërprerjen e trafikimit të drogës.

“Pata një bisedë telefonike shumë produktive me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës. Shkoi jashtëzakonisht mirë për të dy vendet. Pjesa më e madhe e saj u përqendrua në kufi, ndalimin e trafikut të drogës dhe tregtinë”, shkroi Trump në Truth Social .

“Do të flasim përsëri së shpejti dhe, në fund të fundit, do të caktojmë takime në vendet tona përkatëse. Meksika ka një udhëheqës të mrekullueshëm dhe shumë inteligjent – Ata duhet të jenë shumë të lumtur për këtë”, shtoi ai.

Sheinbaum shkroi se me Trump ranë dakord që të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku.

Kjo telefonatë vjen në një kohë kur Trump ka shkëmbyer kritika të ashpra me kryeministrin kanadez Mark Carney, duke kërcënuar me tarifa 100% nëse vendi arrin një marrëveshje me Kinën.

3 Komente

  1. Z
    Zoti asht me popullin amerikan

    Eshte frikesuar Trump se mos shkon ne Kine edhe Presidentja e Meksikes, e keshtu Usa mbetet pa asnje aleat tregtar te rendesishem. Por amerikane jane zghuar, e do ti kthehen paqes dhe tregtise se lire nderkombetare.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Trumpi bisedoj me presidenten e Mexikes kurse presidenti i SHBA,s zbuloj se cfar diskutuan interesant .

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        ore si është e mundur të ketë dalë pa ngjyrosje ky portokalliu??çfarë dreqi bëjnë ata të makjazhit??duhen pushuar të gjithë nga puna,menjëherë! ouhhhhhh,punë muti!të gjithë ishin latinos, dhe i ka arrestuar ICE,për ti deportuar në vëndet e tyre si kriminelë mafjozë!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje