“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët takojnë 5-vjeçarin e ndaluar nga emigracioni në SHBA

29 Janar 2026, 15:45Bota TEMA
“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët

Përfaqësuesit demokratë, Hoakin Kastro dhe Xhazmin Kroket, kanë takuar 5-vjeçarin nga Ekuadori dhe babanë e tij në një qendër ndalimi për emigrantët në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Ata u ndaluan disa ditë më parë nga forcat e antiemigracionit në Minesota, një rast i cili ka ngjallur zemërim lidhur me veprimet e administratës Trump.

Imazhi i fëmijës u bë shpejt viral në rrjete sociale, në të cilin shfaqej 5-vjeçari, i frikësuar nga agjentët e armatosur rëndë, ndërsa në kokë mbante një kapuç. Babai i Liam Ramos, u tha ligjvënësve demokratë se djali i tij flinte shumë, nuk konsumon ushqim dhe kërkonte mamanë, bashkë me kapuçin.

Tensione ka pasur edhe jashtë qendrës së ndalimit të emigrantëve të paligjshëm në Teksas, ku policia amerikane është përplasur me protestuesit. Ndërkohë, një gjykate amerikane pezulloi dëbimin e vogëlushit nga SHBA. 

3 Komente

  1. N
    Nuk ka mundesi te ndodhe kjo.....

    Sa turp. Kjo nuk mund te jete e vertete, nuk mund te ndodhe ne nje vend demokratik, por ja qe ndodh ne Ameriken e te madhit Trump!

    Përgjigjjuni
    1. s
      s

      Demokratet-komuniste-sorrosiste ne USA po shpejtojne shkaterrimin e kesaj perandorie, ne ligj nuk ka moshe per emigrantet e paligjshem, eshte bere tradite e ndyre ku espaniket marrin me vete per emigrim klandestin femije dhe foshnje. Rruget ne qytetet e Amerikes jane kthyyer ne WC kudo tym dhe krahe pule qe piqen ne mes te rruges dhe pluhurit, bllokojne rruge dhe trotuare dhe askush nuk i debon per aktivitet te paligjeshm te pa kontrolluar dhe jashte cdo kushti higjeno-sanitar. Kjo eshte kultura qe sjellin keta emigrante te paligjshem, mes tyre ka me shumice anetar te karteleve te droges, vrases problemi me ta eshte se kurre nuk do te integrohen ne jeten dhe shoqerine amerikane te cilen e kane shperfyturuar.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        "s",mos ke harruar shkronjën tjetër që vjen pas "s"?ç'shënjë të mungon,ke harruar, "s" apo "a"??shko rregjistrohu tek ICE se të marrin pa pikë problemi!i duhen budallenj me shumicë!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje