Kur ‘senatori’ Biden parashikonte përçarjen e Evropës dhe rolin e SHBA-ve në rajon

21 Janar 2023, 21:30Bota TEMA

Kur ‘senatori’ Biden parashikonte përçarjen e

Një fragment i shkëputur nga Regjistrimi i Kongresit Amerikan më 13 dhjetor të vitit 1995 zbulon shumë detaje interesante nga raportet e tanishme mes aleatëve në NATO (Evropës dhe SHBA-ve).

Asokohe, një senator i Delaware me emrin Joe Biden bënte një leksion në sallë për përçarjen e Evropës dhe rolin e SHBA-ve në rajon.

“Perandoria Sovjetike është shembur – lajmi i mirë. Lajmi i keq është se të gjitha urrejtjet etnike, të gjitha luftimet etnike, të gjitha mizoritë që ndodhën 100 vjet më parë dhe 40 vjet më parë tani janë shfaqur përsëri”, shprehej fillimisht senatori më jetëgjatë i Delaware.

Biden shtoi se ishin 25 milionë rusë që jetonin jashtë kufirit të Rusisë, në Ukrainë, në vendet baltike, në Kazakistan.

“Ka luftë në Armeni, në Gjeorgji”, pohon ai duke lëvizur në sallë, “dhe pothuajse e gjitha është e bazuar në përkatësinë etnike”.

Ai pyet para senatorëve amerikanë se cili është mesazhi që SHBA-të i dërgojnë botës nëse qëndrojnë pranë dhe thonë se do ta lënë të vazhdojë të ndodhë këtu në këtë vend, por nuk është në interesin tonë? Nuk kemi frikë se do të përhapet?

“Unë nuk jam këtu për t’ju thënë se, nëse nuk veprojmë, do të përhapet dhe do të shkaktojë një luftë në Evropë – nesër ose vitin e ardhshëm. Por unë jam këtu për t’ju thënë se brenda dekadës, ajo do të shkaktojë përhapjen e luftës si një kancer dhe shembjen e aleancës perëndimore”, theksoi me zërin që kumbonte Biden.

Çfarë është kaq e rëndësishme për aleancën perëndimore, për hir të NATO-s që ne të rrahim gjoksin?, pyeste më tej ai.

“Ajo që do të them do të më shkaktojë vështirësi të mëdha nëse do të rizgjidhem dhe do të kthehem këtu si anëtar ose kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë. Por Evropa nuk mund të qëndrojë e bashkuar pa Shtetet e Bashkuara”, thoshte za’lartë Biden.

Kjo, pasi sipas tij nuk ka një qendër morale në Evropë.

“Kur kanë lëvizur francezët, apo britanikët, apo gjermanët, apo belgët apo italianët në dy shekujt e fundit në një mënyrë për ta bashkuar atë kontinent për t’i bërë ballë këtij lloj gjenocidi? Kur e kanë bërë? E vetmja arsye pse diçka po ndodh tani është sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës – më në fund – po e kuptojnë rolin e saj”, ravijëzoi në përmbyllje senatori amerikan asokohe i Delaware.

Biden mori fjalën para Senatit Amerikan pikërisht për të diskutuar mbi politikën e administratës Bush në raport me Bosnjë-Hercegovinën.

“Na thuhet se nuk po mbajmë anë. Unë jam këtu për të mbajtur anë. Millosheviç, lideri i serbëve të Bosnjës, është një kriminel lufte. Ai nuk është më i mirë se Himmler. Ai nuk është më i mirë se Goebbels. Ai është një kriminel lufte. Karaxhiç është një kriminel lufte”, shprehej me bindje Biden në petkun e senatorit.

3 Komente

  1. A
    Adrian

    Nga presidentet me vizionare amrikane, sa keq qe nuk erdhi ne pushtet ne moshe te re.

    1. x
      xy

      Trap ne mosh me te re lesh arapi tani

      1. I
        Igor

        Po administrata e te njejtit senator sot e mban anen e Vucicit ,ku propozon nji shtet Serbe ne teritor te Kosoves ,nji shtet Serb ne teritorin e Bosnjes ,ku i lejuan Rusise te hapte konzullaten Ruse ne Banjalluke keta mendojne se jemi te verbur ,pse nuk flet per luginen e Presheves jo ajo gje nuk i intereson pse ata jane Shqiptare ,sa di une qe Rusia dote hapi bazen atomike ne Nish ,pra Vucici nuk ju bashkohet sanksioneve perendimore kunder Rusise dhe prap del si fitues ,a e Kuptoni?

        Lini një Përgjigje