Gjatë bombardimit të Iranit duke rrezikuar kundërpërgjigjen e Teheranit kundrejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme dhe sulmeve terroristë në SHBA, administrata Trump caktoi 22-vjeçarin Thomas Fugate si drejtues të CP3, sektorit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në krye të veprimtarive të parandalimit të terrorizmit.
Fugate zëvendësoi Bill Braniff, një veteran të ushtrisë prej 20 vitesh i cili ka qenë aktiv ndaj kundërterrorizmit, ndërsa ai vetë s’ka asnjë përvojë në këtë fushë. Eksperiencat e tij të punës janë të kufizuara. Kjo është e kuptueshme për shkak të moshës së re që ka; ai ka punuar si kopshtar dhe shpërndarës në një supermarket, shkruan ''Il Corriere della Sera''.
Vitin e shkuar, gjërat ndryshuan: Fugate bëri një stazh në Fondacionin e Trashëgimisë dhe iu bashkua fushatës së Trump. Ai hyri në ushtrinë e ‘besnikëve’ që u katapultuan në administratën e re republikane.
Ai u caktua në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, por në seksionin e luftës kundër emigracionit të paligjshëm. Tani merr pozicionin e Braniff, i cili dha dorëheqjen për shkak të vendimit të qeverisë për të shkurtuar tre të katërtat e buxhetit të agjencisë.
Fugate nuk është në vijën e parë të luftës ndaj kërcënimeve të brendshme, por rasti i tij tregon qasjen e re ideologjike dhe disi sipërfaqësore të administratës ndaj rreziqeve në rritje në një kohë kur siguria e brendshme e Shteteve të Bashkuara kërcënohet nga terrorizmi fizik dhe sulmet kibernetike.
Ajo që bie në sy këtu është vendimi i Trump për të shkurtuar me 20% fondet, tashmë shumë të kufizuara, për CISA, agjencinë përgjegjëse për mbrojtjen e infrastrukturës strategjike të Amerikës nga sulmet e jashtme. Po aq domethënës është edhe refuzimi i Kongresit për të zgjeruar autoritetin ekzekutiv për të kapur dhe shkatërruar dronë në zona delikate të vendit. Propozimi u rrëzua nga senatori Rand Paul, kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare, një republikan libertarian, me arsyetimin se nuk ka kërcënime të menjëhershme.
Para një viti, drejtoresha e CISA, Jen Easterly, raportoi para Kongresit mbi aftësinë që Kina ka fituar përmes një strukture infiltruese të quajtur Salt Typhoon, për të shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në rrjetet amerikane në rast konflikti (për shembull mbi Tajvanin): bllokimi i gazjellësve, ndotja e ujësjellësve, paralizimi i furnizimit me energji elektrike, i sistemeve të telekomunikacionit dhe i rrjeteve të transportit).
Këto rreziqe janë veçanërisht serioze në një vend ku shumë prej këtyre rrjeteve janë në pronësi private, me pronarë që hezitojnë të sakrifikojnë fitimet për të investuar në sigurinë kombëtare. Megjithatë, këto rreziqe janë nënvlerësuar nga administrata e re, e cila, përveçse largoi nga detyra Jen Easterly, po çmonton pjesërisht një agjenci të krijuar nga vetë Trump në vitin 2018, por që përfundoi në shënjestrën e tij në vitin 2020 kur drejtori i emëruar prej tij, Kris Krebs, refuzoi të vinte në dyshim integritetin e zgjedhjeve presidenciale të fituara nga Biden.
I tërbuar dhe i etur të shfaqet i pamëshirshëm, Trump vazhdon t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë ndjekjen penale të Krebs për këtë refuzim, ndërkohë që CISA po përballet me akuza se ka zbatuar politika stafi që ndjekin kriteret tashmë të ndaluara të “diversitetit, barazisë dhe përfshirjes”.
Në realitet, sipas urdhrit të Trump, programet e sigurisë kibernetike për monitorimin e ndikimeve të huaja përmes internetit, dezinformimit zgjedhor nga jashtë dhe përpjekjeve për të cenuar infrastrukturat thelbësore po shpërbëhen. Që nga 20 janari, dita e inaugurimit të Trump-it, i gjithë përqendrimi në luftën kundër terrorizmit të huaj është zhvendosur te beteja kundër emigracionit të paligjshëm, e cila kulmoi me thirrjen për të zbatuar Alien Enemies Act (një ligj i vitit 1798 që lejon dëbimin e armiqve potencialë në kohë lufte), për të dëbuar qindra venezuelianë drejt El Salvadorit, të dyshuar si pjesëtarë të bandës kriminale Tren de Aragua që është shpallur nga Trump si organizatë e huaj terroriste
Megjithatë, nëse ekzistojnë qeliza terroriste iraniane të fshehura brenda SHBA-së, është e pamundur që ato të çmontohen përmes operacioneve të ICE-it, policisë kundër emigracionit.
e gjithe administrata e keti femije plak perbehet nga idiote, kurva e te degjeneruar si vete kryetari
të kujtohen thirrjet e viteve të para të viteve '90??"ta bëjmë shqipërinë si gjithë europa(përfhi dhe amerikën)"!më duket se paskemi qënë më të fuqishëm se dëshira jonë!!e bëmë amerikën si shqipëria!tashti duhet ta bëjmë dhe europën,si ne!!ky është një shëmbëlltyrë e gent kakës që gjiganti ynë që të na rrojë sa halet,na i vuri për ministër të jashtëm!!të paktën për aq kohë sa pati mardhënje me vajzën e tij,nga ana e gruas!!të paktën gent kaka sipas disa letrave kishte mbaruar një universitet dhe kishte bërë disa kurse në të gjithë botën,në të njëjtën kohë me universitetin,kurse ky paska qënë vetëm manual!!sipa surratit manual duhet të jetë dhe në krevat!!çfarë nuk po shohim??në radhë të parë atë që nuk e kishim menduar kurrë!që amerika qënka dhe më keq se më e keqja që mund të mendojë njeriu për një vënd demokratik!!kjo tregon dhe njëherë se asgjë nuk është e dhënë ashtu si ne dëshirojmë!!mund të ndryshojnë aq shpejt,sa mund të konkuronin vetëm me shpejtësinë e dritës!!
Jo o beqir turk nuk eshte ashtu si mendon ajo koka jote bosh porse problemi eshte krejt i thjesht per Trump: mqs gjithe terroristat jane muslimon brothers dmth shpellare leshqene arabe nuk nevojitet njeri normal qe ti mposht, nuk do shume tru e dhiploma apo master,thjesht nje rrot kari (si kopshtari),pa shume tru.... gezuar ramazonin ! Hajde ik lau tani se eshte dhe vap e qelbesh ere arabi...... hahahaha ta futa arapi mou.
maksimumi mund të qelbem erë satëme!!ajo nuk të lë të lahesh e do ushqimin për vrimën njëra pas tjetrës!!nëse do të duheshin budallenj për të luftuar terrorizmin!?atëherë përse nuk të kanë zgjedhur ty??apo ky ishte dhe më budall se ty??
mos u merr me bythqirat e qishes greke o anticensure. Kete kerkojne. Me duket se i ka shoke Mero kokebytha se i krijojne trafik ne kete pacavure gazete qe ka online
Po te supermerkati do kthehet mbas 4 vitesh , te pakten e ka punen e sigurt.
njëlloj si gent kaka,ministri i jashtëm??me trap portokalin,4 vite janë shumë!!sado besnik të jesh!!
Po te supermerkati do kthehet mbas 4 vitesh , te pakten e ka punen e sigurt.
U pordhalis dhe Usa d.m.th...
Trump eshte nje idiot funksional qe ka mbledh rreth vetes gjithe llumin e Amerikes
Trampi ka bere zgjedhjen e dur se bahcevani ti ti dalloje e trajtoje kriminelet si di te dalloje barerat e keqia dhe do ti prashis e kosise deri ne vdekje .Bravo Presidet , karjere te sukseseshme bahvevanit trim e ,,,,,, sdi ca te them ....
Ajo vetlla e ngrehur flet sa për 5 vëllime enciklopedike. Pra, tashi o terrorista, mbrohuuni!
tragji komedi amerikane
tragji komedi amerikane
Nofka" Vetlla"