Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit (për momentin)

8 Prill 2026, 09:35Bota TEMA
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit,

Nga Paolo Mastrolilli, La Repubblica

Kush ka fituar? Duke supozuar dhe pa e dhënë të sigurt që armëpushimi i pranuar nga presidenti amerikan Trump dhe ministri i Jashtëm iranian Araghchi të mbijetojë dhe të çojë në një marrëveshje përfundimtare brenda dy javësh të ardhshme, kush do të përfitojë më shumë? Propozimi i ndërmjetësuar nga Pakistani ka përshkuar botën nga humnera e kërcënimit të lëshuar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë për të fshirë një civilizim të tërë, me frikën se ai ishte gati të përdorte madje edhe armët bërthamore, në perspektivën e një paqeje të qëndrueshme në të gjithë Lindjen e Mesme, sipas fjalëve të vetë Trump.

Por a ishte ky një konfirmim i efektshmërisë të mënyrave të forta negociuese të autorit të “Art of the Deal” (Arti i Marrëveshjes), apo një hap pas i turpshëm i diktuar nga fakti që lufta nuk po shkonte sipas pritshmërive të tij, duke futur botën në një krizë energjetike që rrezikonte të ndezte dhe zgjaste konfliktin?

Për të kërkuar përgjigje, fillojmë nga fakti. Natën kur kishte urdhëruar sulmin ndaj Iranit, presidenti amerikan kishte lënë të kuptohej qartë se objektivi i tij ishte ndryshimi i regjimit, sepse kishte nxitur popullsinë të dilte në rrugë për të rimarrë vendin. Por nga ai moment e tutje, mesazhet e lëshuara nga kreu i Shtëpisë së Bardhë u bënë gjithnjë e më të paqarta dhe kontradiktore, duke renditur si qëllime të operacionit shkatërrimin e programit bërthamor të Republikës Islamike, zhdukjen e Marinës dhe Forcave Ajrore, bllokimin e aktiviteteve të proxy-ve, aleatët e Teheranit si Hezbollahu që destabilizojnë gjithë Lindjen e Mesme.

Kur pastaj ajatollahët reaguan duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, prioritet u bë rihapja e tij, sepse efektet ekonomike ndiheshin edhe në Amerikë, duke prekur bazën e lëvizjes Maga, që kishte zgjedhur Trumpin për të mbyllur luftërat e pafundme, jo për t’i rinisur ato. Trump pohon se ky konfuzion, kjo paparashikueshmëri, bëjnë pjesë në strategjinë e tij negociuese që prodhoi armëpushimin.

Por nëse shikojmë dhjetë pikat e propozimit të paqes iraniane, që vetë presidenti e përshkroi si bazë të pranueshme për negociatat e dy javëve të ardhshme, realiteti duket shumë i ndryshëm.

Së pari, është e qartë se regjimi nuk ka rënë, përkundrazi, legjitimohet si bashkëbisedues kryesor për të përcaktuar të ardhmen e Iranit. Një goditje shkatërruese për popullin që në janar patën guximin të protestonin kundër qeverisë, duke paguar me jetë në mbi 40,000 raste.

Forcat e armatosura të Republikës Islamike janë goditur dhe dobësuar rëndë, por kanë ruajtur kapacitetin për të luftuar dhe mbi të gjitha kanë treguar se mund të kërcënojnë gjithë rajonin e Gjirit Persik, duke mbyllur trafikun detar përmes Hormuzit. Ngushtica tani do të rihapet, por nën kontrollin e Teheranit. Nëse kjo zgjidhje do të bëhet përfundimtare, ajatollahët do të kenë arritur një rezultat shumë të rëndësishëm, duke u bërë në praktikë zotër të një pjese të madhe të tregut energjetik global.

Infrastruktura bërthamore është bombarduar, por dhjetë pikat iraniane afirmojnë të drejtën për të vazhduar pasurimin e uraniumit, siç parashikohet nga Traktati për Mos-Proliferimin. Në teori vetëm për qëllime civile, por nëse Republika Islamike ishte afruar në prag të ndërtimit të bombës atomike, nuk ka arsye për të besuar kur premton se nuk do të provojë përsëri në të ardhmen. Sa i përket proxy-ve, kushtet e ajatollahëve kërkojnë edhe përfundimin e operacioneve të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban.

Dhjetë pikat gjithashtu parashikojnë përfundimin e sanksioneve ekonomike kundër Teheranit, pagesën e riparimeve për dëmet e shkaktuara nga lufta dhe anulimin e rezolutave të OKB-së dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të shoqëruara natyrisht me angazhimin amerikan për të mos sulmuar më vendin.

Nëse kjo është baza e marrëveshjes, bëhet e vështirë të kuptohet pse Trump dëshironte luftë dhe si mund ta pranojë Izraeli këtë përfundim. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të përgjigjet se negociata do të nisë edhe nga 15 pikat e tij, shumë më ndëshkuese për Republikën Islamike, dhe nëse nuk gjendet një pikë takimi, sulmet do të rifillojnë.

Ndërkohë që presim të shohim nëse dy javët e ardhshme do të prodhojnë këtë zgjidhje, sigurisht për momentin presidenti amerikan ka pranuar një armëpushim që i ofron shumë pak ose asgjë nga ajo që kërkonte natën e fillimit të bombardimeve./La Repubblica

37 Komente

  1. N
    Nardi

    Dhe e njejta muzike nga Tema e Mjeros.Germon artikuj paçavure kundra Trumpit dhe mezi pret qe ti botoje.Eshte bere pale me mullahet qe vrasin popullin e tyre si miza pse protestojne paqesisht.Paraja te ben legen.Seshte kollaj te besh hotel ne brgdet.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhezo Smokthina

      Këta të majtët janë interesant në gjykim. Deri sot thoshin që Trump sipas tyre ka bërë gabim të rëndë që sulmojë padrejtësisht një vënd e duhej të tërhiqej, tani kur ai pranon një armëpushim të domosdoshëm për të sjellë në normalitet krizën energjitike, vënë në dukje se nuk arriti objektivat për të cilat hyri në luftë. Harrojnë se Iranit i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve, drejtuesit e tij shtetëror janë në botën tjetër, infrastruktura ushtarake i është dëmtuar në masë dërrmuese. Ç'farë fitore qënka kjo e Iranit, e cila gëzon të majtët kaq shumë? Që islamikët do vazhdojnë të shtypin brutalisht popullin e tyre dhe do të vazhdojnë të prishin pasurinë kombëtare duke shpenzuar për luftën? Apo boll të shahet Amerika dhe Trump të cilët e majta europiane i la të vetëm në përpjekjen për t'i dhënë liri atij populli të vuajtur dhe kthimin e lindjes së mesme në zonë paqe e .prosperiteti. Vetëm të mendojnë të majtët se çfarë kanë bërë në dekada Emiratet e Bashkuara, Katari, Bahrejnit, Kuvajti dhe t'a krahasojnë përparimin e tyre me atë Iranian dhe pastaj të flasin kundër Amerikës dhe qëllimit të saj të mirë për lirinë e popullit Iranian. Po kur vetë iranianët nuk bëjnë sa munden për lirinë e tyre, le të rrinë atje ku janë, Amerika bëri aq sa mund të bënte për t'i ndihmuar. Dhe për këtë nuk mund të bëhet kurrë fajtore....

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje qyteterim i poshter do zhduket se shpejti...

        Populli iranian ka bere shume ne fakt, eshte perpjekur dhe eshte gjakosur per lirine e vet. Por kane te bejne me nje regjim PSIKOPATIK fashist dhe islamist, qe veprojne "ne emer te zotit", qe i vret dhe masakron per hicgje! Populli iranian ka nevoje per ndihmen e botes se qyteteruar qe te fitoje mbi erresiren dhe te keqen!

        Përgjigjjuni
    2. V
      Vini

      Nga Corriere de la Bytha ke shkuar ke La Republicari per te na mbushur mendjen o Mero.Deri dje qanin se donin paqe,tani qe u be paqe kritkojne Trumpin dhe mburrin kasapet e Iranit.Hajde legena hajde.

      Përgjigjjuni
      1. T
        TR

        Kasapet e Iranit do mbeten aty ku jane o loqe. Lufta e Trapit nuk sherbeu per asgje. Kete thote artikulli.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berati

          Vertete? Po pse kerkuan armepushim iranianet? Mund te prisnin edhe ato 88 minuta sa te skadonte afati dhe ja tregonin qejfin Tampit. Gomere. Iranianet jo vetem qe i urrejne amerikanet por nuk i respektonin e as i kishin me frike. Keshtu do te ndodhte kur Obama u lutej iranianeve per nje marreveshje e u zhbllokoi 150 miliarde dollare e cila solli ne kete katrhure qe Trump me ne fund po e zgjidh. Sa per 10 pikat e Iranit jane sa PR e brenshem per te mbuluar mutin qe po rrjedh shaleve.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jam debil trampist

            O berat injoranti. Parate ishin te Iranit. Po ju debilat e Trampitmnje muhabet keni Obama Obama. Aq te trashe jeni. Po meqe ra fjala kuhs e ka nen kontroll Hormuzin dhe a po vazhdon Irani te pasuroje uranium? Qepe bythen se na lodhet o njerez te trashe trampista

            Përgjigjjuni
            1. .
              ... qe je debil, kjo nuk diskutohet

              Parate ishin te popullit iranian dhe jo te klikes fashiste-islamiste qe sundon ne Iran. Kupton o DEBIL? Ju funderrinat pro-ayatullaiste jeni qeniet me te poshtra dhe me hipokrite ne historine e njerezimit!

              Përgjigjjuni
      2. T
        TR

        Amerika me Traplluqjen e dhjere ne krye, pranuan kushtet e Iranit. Ngushtica e Hormuzit mbetet ne komande te Iranit. Per cdo anije qe kalon ngushticen, Irani do tarifoje 10 milion. Regjimi iranian nuk u ndryshua. Pra Trapi mori nje mut. Hodhi me miliarda ne lufte dhe doli aty ku ishte para se te sulmonte rajonin bashke me cifutet. Poshterim per laperin Trap dhe gjithe Ameriqen. Edhe me keq se poshterimi ne Afganistan.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koqevari

          Nga gjithe kjo histori u pa qarte se Kasapët e Iranit e munden Ameriken dhe Izrailin duke pranuar 10 kushtet e vena nga Iranianet . Mire thoshte Enveri edhe Rusia : Amerika eshte tiger prej letre . Amerika humbi reputacionin si super fuqi globale falë fashistit Trump, ndesa Kina i zuri vendin qe ja fali amerika me kete kurth qe i ngriti Izraili .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alpin baba ta honksha bothen

            Cilat kushte jane pranuar ore copa e injorantit? Eshte nje armepushim dyjavor. Irani nuk sulmon anijet ne ngushticen e Hormuzit, ndersa USA nuk bombardon Iranin gjate kesaj kohe. Gjate kesaj kohe do zhvillohen bisedime ne Islamabad te Pakistanit, ku Irani shkon me ato 10 pikat e tij.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Igli

              Ja maloku qe bertet nga shpella kunder amerikes. Ik e futi i tas llall daku

              Përgjigjjuni
              1. G
                Goni

                Fitore quhet kur të shkatérrohet ushtria dhe infrastructura. Apo kur të vritet elita e shtetit? Dhe funksioni Hormuzit do shmanget. Do bëhet një kanal lundrimi ku do kalojnë anijet pa pas nevojë për të. Duhen dekada pér të rindértuar iranin.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sami

                E pse humbi?, kerkoi hapjen e ngushtices Hormuzit dhe kjo u arrit, hormuzi hapet. Ku eshte humbja ketu? Perse kini deshire te beni tifozlliqe pa lidhje.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jam Debil Trampist

                  Po para se te bombardonte Iranin ishte i mbyllur Hormuzi o trampist?

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cinxo

                    Zoti Debil . Objektivat me te cilat nisi lufta ishin tre: 1- Te shkatrroheshin instalimet iraniane, ku akoma vazhdonte pasuirimi i Uraniumit 2- Irani te mos financoje me Youthi dhe Hezbullahun 3- Te provohej sa i forte eshte rregjimi dhe te perkrahet cdo opozite e brendshme per ta rrezuar ate. Secili prej ketyre objektivave (qofte dhe vetem nje prej tyre) i realizuar do te perfundonte pjesmarrjen e USA ne kete lufte. I pari – pothuajse eshte arritur. Jane shkatrruar gjithe instalacionet ku pasurohej Uraniumi. Jane shkatrruar shumica e instalacioneve ushtarake. I dyti – eshte ne diskutim (negociata) I treti – mund te quhet i realizuar pjeserisht. Pushteti u destabilizua. U vrane shume prej drejtuesve te larte te rregjimit. Nuk e shikoj , ku humbi Trampi ketu … Juve mjkercjapve ju duket se fitoni edhe kur ju fusin raketen ne bythe. Amerika nuk pjerdh per Hormuz, se e ka naften e vet. Europa po kapitullonte....

                    Përgjigjjuni
                2. t
                  taljnani, dhi e zgjebosur…

                  Po te mos ish Amerika e llojit te Trump, ju brekdhjeret italiane, do te coheshit qe ne pese te sabahut, nga zeri arab i hoxhes dhe do te shkonit ne pune me shallin e hamasit.Prandaj te lusim te gjithe zotin, qe Trump,me anen e forces se cilesuar( pa futur trupa), po ben nje ndryshim historik, te asaj bote te erresires.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    I juaji Edi Rama

                    Mos ja varni shume brrockullave te ketij Pepino Mastorlilit sepse Amerika e kap Lepurin me qerre...nuk keni pare gje akoma!

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Realisti

                      Amerika ka rënë dakord të pasojë dëmet e luftës.. Brekët u ulën në fund të këmbëve.. Amerika kapitulloi. Trampi një gomar që nuk është parë ndonjëherë..

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Byth perpjet

                        Allah ukubet!

                        Përgjigjjuni
                        1. ,
                          ,,,,,,,,,,,,

                          Ti ishe aty besoj kur rane dakord.

                          Përgjigjjuni
                          1. h
                            hahaha

                            ishte pak anash, jo tama ke veni. Po kshu u tha.

                            Përgjigjjuni
                        2. G
                          Gjergj Fishta I riu

                          Gorbaçovi dergoi nje grupe te intelegjences Ruse me 1985 te vizitonin Gjermanin Perendimore. Kur u kthyen i pyeti me nje pyetje: Kush e ka fituar Luften e Dyte Boterore? Ata ju pergjigjen me nje ze: Populli gjermano- Perendimor(!). Edhe ketu me Iranin, Amerika nuk kerkone te fitoi luften por po kerkone Demilitarizimin e Iranit per nje periudhe 50 vjeçare, njelloi si per Gjermanine pas luftes se dyte ku ne fund te 50 vjeteve, populli iranian i edukuar njelloi si populli gjerman do te perkulen e dergojne tufa me lule viktimave izrelite qe kane bere gjate qeverimit te Gardes Revolucionare. Luften do ta fitoi populli i Iranit por me te tjera mentalitete humanitare duke i lene radhen fitores popullit rus qe nuk e ka prekur e provuar akoma shijen e Demokracise. Amerika nuk kerkone te fitoi asnje lufte por po perpiqet ta bjer boten ne rrugen njepolshe (Demokraci), larg fashizmit e komunizmit. Presidenti Trump, me duket se e zoteron kete karizme mundesie, ndaj ata qe kuptojne pake nga e mira, duhet ta ndihmojne ATE, (Trumpin) ne arritjen e saj.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gaetano

                            Kush fitoi? Domatja qe shkoi 4 euro dhe 100 euro shezlloni per kete vit, se i ngrejten pensionisteve rroge, aq sa nuli me taulantin tallin bythen me shishe uji ne parlament. Kush fitoi? U bo nje celular me I shtrenjte se nje rrakete. Normal, ka lufte, ka para.prodhuesit e armeve kudo ne bote, krijojne situata lufte, se nuk jane bahcevane te mbjellin lule, po prodhojne arme te vriten njerzit. Kush fiton? Farmaceuatika. Kush nuk fiton? Popujt kudo ne bote. Kur bohet rremuje psh ne parlamentin e dhjere tonin, fitojn njerzit apo shtojne fitimet halet tona? Kshu eshte dhe politika boterore, per njeri tjetrin shtrojne tapete te kuq, dhe mbas lufte shfryjne bolet neper ishuj privat me femij te ngelur jetim,pasi baballaret vriten per halet.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Turi

                              La republica eshte gazete majtiste qe antiamerikanizmin e ka ne qelize. Cfaredo te bej shba prape kjo gazete di gjeje dicka ta kritikoje

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Hasan Spahiu.

                                Humbi Trapit sepse-lufta nuk filloi per hapje te hormuzit.Hormuzi u mbyll per shkak te agresionit terroristi SHBA-Izrael.Mbyllja e hormuzit shkaktoi krize boterore ku u be pjese edhe ShBA.-Irani e Ka deklaruar me kohe ,se do te lejoje vetem kalimin e anijeve te vendeve te paperfshira ne agresionin kunder Iranit.-hapni dhjete kushtet e vena nga Irani.Ato tregojne se nuk do te leshijne asnje fije nga kushtet e ture.Do ti pranohet SHBA?te shikojme,spese opozita e kongresit Amerikan Ka kerkuasr te mblishet urgjentisht kongresit,dhoma e deputeteve ,per te "...denuar luften ku po e fut ..."Trapit SHBA,ne shkelje te hapur te kushtetutes.Sot,SHBA eshte prepara sfides per grusht shtetot nga Psokopresidenti hitleriana Trap dhe Stafi i tij.

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  ..

                                  Hason pordha pi ilacet

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Y
                                    Yyyppp Xhixhi

                                    Ik tani o Hasani e fal namazin se e bere detyren. Yxhym ne xhami qafir. I ke lexuar 15 kushtet e USA o Cano ??? Apo s’kishte kohe hoxha ti kendonte te premten? Nejse, ajatollahet per lesh tek 72 hyrite, gjithe zinxhiri komandues ushtarako-politik Gjithashtu, gjithe fabrikat e industrise se rende bere germadha, marina katandisur ne disa dhjetra skafe kufitare fshehur shpellave ujore pa asnje anije e nendetese mbetur verdalle, aviacioni s’ka me asnje avion eshte katandisur me balona, radare dhe sisteme kunderajrore mbrojtes nuk ka me, mjetet e levizshme per leshim raketash katandisur ne vetem 20 % te mbijetuara, gjithe bazat ushtarake te bombarduara e shkateruara. Hormuzi kercenohej nga goditje me raketa te fshehura ne malet mbi kanal dhe kjo e bindi boten e sidomos perendimin se pas kesaj krize te shohe dhe financoj rruge te tjera transporti dhe zgjidhja eshte tubacioni saudit i detit te kuq prej nga kaohet nepermjet Suezit ne Mesdhe si dhe tubacioni tokesor Saudit ne Jordani, Siri, Turqi Evrope. Irani le te masturbohet me Hormuzin, 2 javet duheshin per te liruar gjithe anijet e bllokuara qe jane civile dhe nuk kane sisteme antirakeyore per tu mbrojtur prandaj dhe Trump u kerkoi evropianeve te sillnin anijet e tyre ushtarake te shoqeronin anijet e tyre civile neper kanal per ti mbrojtur nga sulmet me raketa por qe evropianet si gjithmone ishin te dhjaksur. Pas kesaj edhe Nato mori fund per fat te keq. Kaq ishte.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. S
                                    Sefer Daja

                                    God Bless America and Trump! Kjo eshte pergjigja me e mire e ketij artikulli te te majtes Italjane dhe te islamikeve radikale komentues ne kete platforme!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Troja

                                      U hap Ngushtica dhe Trump nuk do bombardoje per 2 jave . Pse keto gangsteret e hapen Ngushticen ?? sepse Trump ja ka ul breket dhe do ja fusi fort

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        american23al

                                        Europianet jane te semure kunder Trump, te deklarosh qe Irani ka fituar per momentin eshte jo feminore por akormale nga njerez te disekulibruar mentalisht, bota eshte kthyer ne nje shoqeri fisesh amazone..!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Beni

                                          ZOTI E BEKOFTE TRUMPIN.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. d
                                            drejtesi e munguar

                                            Marreveshja e Paqes eshte si Fitoria e Piros.Amerika e Trumpit "triumfoj" por ato gjera qe donte nuk i ka arritur akoma.Nga Lufta askush nuk fiton.Fitojne vetem ata qe prodhojne arme dhe tregetaret qe shesin mall me cmime me te larta. Popujt kudo ku behet lufta dhe gjithe njerezimi paguajne haracin e pangopesis te kapitalit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              Ceni

                                              Irani është bérë pérshesh ju thoni fitoi. Sa pallate, njeréz, fabrika, avion e ura jané shëmbur? Po që byroja politike (fetare) është zhduk? Apo Janë fitore këto?

                                              Përgjigjjuni
                                            2. F
                                              Fatkeqesi.

                                              Tere komentuesit e konceptojne gabim kete lufte. Lufta nuk ka mbaruar dhe eshte fjala per betajat qe vene e vine...Akoma ne kete lufte nuk jane ekspozuar bombat atomike dhe nukleare. Te lusim zotin qe Trampi, si trap qe eshte, nuk do leshoje bombat atomike ne Iran dhe ta ketheje Iranin ne kohen e gurit ku dhe mizat do zhduken... Keta idjotet e Iranit qe grinden me nje te marrosur me bomba atomike, vazhdojne te bejne kakerdhi sepse u duket vehtja me te bukur se Trampi dhe me te mencur se nje i cmendur....Shpirti me dhemb!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Seferi

                                                Presidenti Trump i do shume budallenjte.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Transparent

                                                  Perpara se te shkruani dicka, ne se jeni te “pavarur” ne gjykim, duhet te informoheni. Objektivat me te cilat nisi lufta ishin tre: 1- Te shkatrrohen instalimet iraniane, ku akoma vazhdon pasuirimi i Uraniumit 2- Irani te mos financoje me Youthi dhe Hezbullah 3- Te provohet sa i forte eshte rregjimi dhe te destablizohet per te perkrahur opoziten e brendshme per ta rrezuar ate. Qe ne fillim u vendos qe: secili prej ketyre objektivave (qofte dhe vetem nje prej tyre) i realizuar do te perfundonte pjesmarrjen e USA ne kete lufte. Ne rast te mundshem do te pershkallezohet nderhyrja. I pari – pothuajse eshte arritur. Jane shkatrruar gjithe instalacionet ku pasurohej Uraniumi. Jane demtuar rende instalimet ushtarake dhe me tej infrastruktura e tyre. I dyti – eshte ne diskutim (negociata). Po zor se Irani do te kete me fuqine ekonomike qe t'i perkrahe. I treti – mund te quhet i realizuar pjeserisht. Diktatura u destabilizua, u vrane shume prej drejtuesve te larte te rregjimit. Drejtimi prej tyre nuk do te jete me ai qe ishte. Kushti qe Trampi i kishte vendosur Izraelit: Jo ushtar amerikan ne token iraniane. Nuk e shikoj, ku humbi Trampi ketu …

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje