Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet vëllai i mbretit Charles, Princi Andrew

19 Shkurt 2026, 11:25Bota TEMA

Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet vëllai i mbretit

Ish-princi britanik, Andrew Mountbatten Windsor është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre.

Ngjarja vjen pasi “Thames Valley Police” njoftoi se po shqyrton një ankesë lidhur me pretendimet për shpërndarjen e materialeve konfidenciale nga ish-princi te i ndjeri, i dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

Policia thotë se ai është në paraburgim dhe oficerët po kryejnë kërkime në adresa në Berkshire dhe Norfolk.

“Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë rreth të gjashtëdhjetave nga Norfolk, nën dyshimin për shpërdorim të detyrës në zyrë, dhe po kryejmë kontrollime në adresa në Berkshire dhe Norfolk. Burri mbetet në paraburgim policor në këtë moment.

Ne nuk do të zbulojmë emrin e të arrestuarit, sipas udhëzimeve kombëtare. Ju lutemi gjithashtu mbani mend që ky rast është aktualisht aktiv, prandaj duhet kujdes me çdo publikim për të shmangur shkeljen e gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë britanike, Thames Valley Police, sipas BBC.

Ndërkohë, zëvendësi i Shefi i Policisë, Oliver Wright, shtoi: Pas një vlerësimi të kujdesshëm, kemi hapur një hetim mbi këtë pretendim për shpërdorim detyre në zyrë. Është e rëndësishme të mbrojmë integritetin dhe objektivitetin e hetimit tonë ndërsa punojmë me partnerët për të hetuar këtë shkelje të pretenduar. E kuptojmë interesin e madh publik në këtë rast dhe do të japim përditësime në kohën e duhur.”


Kujtojmë se sipas dokumenteve të publikuara nga autoritetet amerikane, Andrew ka rezultuar se dërgonte raporte mbi vizitat jashtë vendit që kryente si përfaqësues tregtar i Mbretërisë së Bashkuar tek Jeffrey Epstein.

Më 30 nëntor 2010, ish-princi mori një email nga asistenti i tij i veçantë me titullin “Raporte vizitash në Azinë Juglindore”.

Në email, dërguar “Dukës”, Amit Patel shkruante se kishte bashkëngjitur “raporte vizitash për Vietnamin, Singaporin, Hong Kongun dhe Shenzhenin në lidhje me vizitën tuaj të fundit në Azinë Juglindore”.

Pesë minuta më vonë, Andrew dërgoi më tej detajet pa koment shtesë në një adresë që dihet se përdorej nga Epstein.

Ish-princi ishte përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë dhe investimet nga viti 2001 deri në korrik 2011. Në këtë rol, ai shpesh promovonte interesat britanike në biznes jashtë vendit. Ende nuk është e qartë se çfarë detajesh përfshiheshin në raportet e dërguara.

Email-et janë dërguar dy vite pas se Epstein u shpall fajtor si kriminal seksual dhe kaloi kohë në burg. Ai pranoi fajësinë në 2008 për nxitje në prostitucion dhe nxitje në prostitucion të personave nën 18 vjeç dhe u dënua me 18 muaj burg.

8 Komente

  1. P
    Ptuh

    Ne pranga ky dhe gjithe pedofilat e ndyre

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gen X

      Po shume mire arrestohet nje pric,eshte mbreteri me taban Anglia.Kurse ketu tek ne i dridhen leqet nga Balluk plenci pastruese ne Greqi apo nga i cmenduri me kartele te spitalit 5.Bejne dhe ligje per veten e tyre pa ju nxire hic bytha.Shtet i dhjere i Shqiperise

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pirro l

      Atje ku te gjithe jane te barabarte para ligjit, nuk ka rendesi a je princ. Keta ketu jan pak me te barabart se te tjeret….

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emil

        "Ju lutemi gjithashtu mbani mend që ky rast është aktualisht aktiv, prandaj duhet kujdes me çdo publikim për të shmangur shkeljen e gjykatës” Ejani ca gjykates dhe prokurore nga anglia ne shqiperi se ne shqiperi cdo dosje publikohet nga gazetaret, e prokuroret dhe behet gjyqi neper gazeta ne fillim. @Pirro I Nuk jane te barabarte nga ligji. Monarket mbrohen nga sovereign immunity. Ti as mund ti afrihesh pronave te mbretit ose mbretereshes, dhe jo ta arrestosh apo ti kontrollosh shtepine. "Sovereign Immunity: The monarch cannot be prosecuted for criminal or civil actions." Princi nuk e ka kete mbrojtje: "Limited Protection: Unlike the monarch, other royal family members do not have broad sovereign immunity and can be subject to legal proceedings." Pra nuk jane te gjithe te barabarte para ligjit per hetim ose arrestim.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pirro l

          Po ne qe i kemi hajdutat mbreter me imunitet si i behet?

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emil

            Po edhe ti o Pirro I dhe une bashke nga gazeta i kemi informacionet qe jane hajduta te gjithe. Keshtu qe apriori hajdute i bie te jene se e thote gazeta. Beje bilancin ca eshte shkruar ne gazeta dhe shiko gjyqet qe jane me vendim perfundimtar ndaj politikaneve. Asnje leke mbrapsht ne buxhetin e shtetit nga gjyqet e perfunduar te politikaneve majtas e djathtas. Beje bilancin dhe mos i beso gazetave. E di barcaleten qe para se te vdiste ne kohen e komunizmit shkoi te pyesi zotin ku do shkoje ne parajse apo ferr. Dhe zoti i tha ne ferre patjeter, sepse ke jetuar shume mire. Po pse i tha i varfri, une kame vuajtur shume. Nuk e di i tha zoti po une jexoje veten gazeten. Aty shkryhet qe larte e me larte cdo pesevjecar.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pirro l

              Gazetaria i fryn lajmet po nuk mund te thuash qe çdo informacion i medias ëshë gënjeshtër. Nqs media nuk do te percillte lajmin e skandalit te princit , as ai nuk do arrestohej. Këtu tek ne edhe media ka mëkatet e veta. Gjithsesi , deduksioni im që klasa politike e 35 viteve është hajdute vjen nga analiza ime dhe jo vetem nga media. Korrupsioni egziston ne çdo vend demokratik, ne nivele te ndryshme por interesin kombetar e mbrojne sidoqoftë. Këta tanët nuk njohin kufijë. E shkaterruan kete vend, genocid kane bere

              Përgjigjjuni
        2. G
          Goni

          Epsh-tein ka dashur te formoje Organizaten e Kurvareve te Bashkuar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje