Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy rifilloi bisedimet me të dërguarit e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Berlin të hënën, pasi pala amerikane tha se ishte bërë "shumë përparim" në përfundimin e konfliktit më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Zelenskiy u takua përsëri me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, pas pesë orësh bisedimesh të dielën, me udhëheqës të tjerë evropianë që zhvilluan gjithashtu takime në kryeqytetin gjerman gjatë gjithë ditës.
Ukraina tha të dielën se ishte e gatshme të hiqte dorë nga ambicia e saj për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë. Por nuk ishte e qartë se sa larg kishin përparuar bisedimet për këtë ose çështje të tjera jetësore, siç është e ardhmja e territorit ukrainas, dhe sa shumë bisedimet në Berlin mund ta bindnin Rusinë të binte dakord për një armëpushim.
Gjatë raundit të fundit të negociatave në Berlin, negociatorët amerikanë kërkuan që Ukraina të heqë dorë nga pjesa e rajonit të Donbasit që ende kontrollohet nga Kievi, tha për AFP një zyrtar i lartë i njohur me diskutimet. Vladimir Putin dëshiron territoret. Amerikanët thonë se Ukraina "duhet të tërhiqet", gjë që Kievi e refuzon, tha burimi për AFP. "Është mjaft e habitshme që amerikanët po miratojnë qëndrimin rus për këtë çështje", shtoi ai. Për Rusinë, mohimi i anëtarësimit në NATO nga Ukraina është "gurthemeli" i negociatave të paqes dhe kërkon garanci specifike ligjore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga mediat ruse, tha se çështja "kërkon shqyrtim të veçantë, në sfondin e çështjeve të tjera", komentoi Peskov.
Zelensky tha në një postim në X "ka shumë punë që po bëhet në rrugën diplomatike tani", por nuk zbuloi detaje. Kremlini tha se mosbashkimi i Ukrainës me NATO-n ishte një çështje themelore në bisedimet mbi një zgjidhje të mundshme paqeje. "Natyrisht, kjo çështje është një nga gurët themelorë dhe, sigurisht, është subjekt i një diskutimi të veçantë", u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Bisedimet vijnë në fillim të një jave vendimtare për Evropën, me një samit të BE-së të enjten që pritet të vendosë nëse ajo mund të mbështesë një kredi masive për Ukrainën me asetet e ngrira të bankës qendrore ruse. Ndërkohë Ministrat e Jashtëm të BE-së u takuan në Bruksel për të rënë dakord mbi sanksionet e reja që synojnë flotën ruse të cisternave të naftës, megjithëse mundësia e një pengese të menjëhershme për të rënë dakord për një marrëveshje tregtare të BE-së me Amerikën Latine kërcënon të dëmtojë më tej përpjekjet e tyre për të treguar forcë. (A2 Televizion)
Pozicioni gjeografik dhe mosbesimi reciprok i perëndimit dhe Rusisë midis tyre, e paraqet si nevojë të domosdoshme një Ukrainë neutrale, me një qeveri të orjentuar rreptësisht ndaj neutralitetit. Kjo mund të siguronte një paqe afatgjatë. E nëse Rusia do vazhdonte me bindjet e Lavrov, I cili vesh në mënyrë provokative bluzë me stamp CCCP, gjë që foli hapur për synimet e qeverisë ruse, atëherë e vetmja mënyrë për të siguruar paqen në botë është dhënia Ukrainës nga perëndimi e aq bombave atomike sa ajo pati në periudhën kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik. Natyrisht, kjo duhej shoqëruar me masa të rrepta për sigurimin e një qeverisje me orientim perëndimor që armët të mos përfundonin në duartë e Rusisë. Nëse ndodhte e kundërta, Ukraina binte në dorë të një qeverisje pro ruse, atëherë perëndimi të kishte akses për tërheqje të menjëhershme të tyre. Vetëm kjo mund të siguronte paqen. Sa për frikën se Rusia do të qëllonte me armë atomike nëse do t'i jepeshin këto armë Ukrainës kjo është e kotë, vërtetë Rusia udhëhiqet nga të marrë, por jo deri në atë shkallë sa të sulmonin të parët me armë atomike.
....,kjo që shkruan ti është pak a shumë "sikur","sikur"!pavarsisht se ke të drejtë në këto "sikure",prapë janë të pa realizueshme!!ajo që është e realizueshme është më e thjeshta!ukraina vendos vetë në do të jetë neutrale,pro ruse a pro europiane!!pra populli i saj e di se çfarë do!!demokracia i ka këto të mira a të këqija në bazë të pikvështrimit!!shiko europën mbarë dhe amerikën gjithashtu!!ke forca pro europiane e kundër,por askund nuk po plas lufta!hungaria një nga shtetet që ka vuajtur sundimin rus(sovjetik)pati vite anti ruse e tashti ka një qeveri pro ruse sa dhe lukashenka e ka zili!!ke parë që europa të mbeldhë tanket dhe ta sulmojë si në '53shin kur e sulmoi BRSS,apo si në '68ën me çekosllovakinë,apo sot me ukrainën??turqinë a po e sulmon njeri sepse një erdogan do të bëhet diktator??jo!i lihet në dorë popullit të vëndit në fjalë të vendosë vetë!!kuptohet propaganda bëhet për ta afruar një vënd në derjetimi tonë!"më shumë shokë më mirë është"kjo është normale,por askund nuk përdoret forca ushtarake!!rikëthimi i armëve atomike në ukrainë është po aq budallallëk sa dhe heqja e tyre 30 vjet më parë!!në vënd që të shpërndahen këto armë në të gjithë botën është më mirë të luftohen(mjete paqsore)diktatorët që sulmojnë shtete të tjera o përpiqen ta bëjnë atë!!goditja e një diktatori si putana ruse,jo vetëm shpëton tërë pjesën tjetër të shteteve që e rrethojnë,por dhe popullin rus!bllokimi i një Xi-je shpëton taivanin dhe një botë të tërë nga një krizë ekonomike,dhe ndihmon kinezët të gjejnë rrugën e tyre!!
Jane bashkuar me Ukrainen e gjithe BE edhe me tej, Kanada, Japoni, Kore e Jugut, Australia, Zelanda e Re e me rradhe nje koalicion prej 54 shtetesh dhe po ja rruajne Putinit me brisk..... rus. Rusia e ka PPB rreth 2,2 trilion dollare dhe po lufton kunder ketyre vendeve me nje buxhet 20 here me te madh, keta te pasurit synojne me metoda komuniste t'i grabisin Rusise ne Bankat e Brukselit 240 miliard dollare, por ato kane nje kocke te forte qe do t'u ngec ne fyt nuk doo te mund te perdorin qofte edhe nje cent. Kete vjedhje ne banka nuk e ka bere as Hitleri ne Luften e Dyte Boterore etj etj.
BE kurve po e kruan me gur zmeril.pasi lexon njeriu ato që ke shkruar nuk i shkon në mëndje të të përgjigjet si njeri!!kafshës kafshërisht i duhet pe¨rgjigjur!!të qiftë derri robt!të lindur dhe që do të lindin!!