Retorika diplomatike mes Rusisë dhe Perëndimit është ashpërsuar sërish, pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dërgoi një mesazh të prerë drejt Evropës dhe SHBA-ve: “Mos prisni që Rusia të vijë me vrap në tryezën e bisedimeve”.
Deklaratat u shoqëruan me një qëndrim të qartë të Ministrisë së Jashtme ruse, e cila akuzon fuqitë perëndimore se po përpiqen të manipulojnë procesin e paqes dhe të shtrembërojnë planin e presidentit amerikan Donald Trump mbi Ukrainën.
Sipas deklaratës zyrtare, Perëndimi po përpiqet të riformulojë planin amerikan, duke e kthyer në atë që Kremlini e përshkruan si një dokument të ngarkuar me kushte të reja dhe të papranueshme.
Ministria thekson se çdo ndryshim në pikat e arritura në samitin e Alaskës do ta bënte situatën “krejtësisht të ndryshme” dhe do të çonte procesin e paqes drejt një ngërçi të ri.
Në një ton të hapur sfidues, Moska deklaron se pozicioni evropian për Ukrainën është bërë i parëndësishëm, duke pretenduar se elitat evropiane janë të fiksuara me idenë e “mposhtjes strategjike të Rusisë”.
Sipas tyre, kjo qasje ka zhdukur çdo hapësirë ndërmjetësimi që BE-ja mund të ketë pretenduar më parë.
E kuptoni ku eshte Europa,Russia nuk eshte gati per paqe,ata shkruajn pikat,po me ke do I bejn bisedimet me Ukrainen?
A mund të shprehesh pak më thjeshtë, për ne që nuk jemi aq të fortë në gjë a gjëza?
Ti me cenoshurën kini bythë të forta, prandaj po e mbani në gojë të Putinit, në bythë të Trampit.