Lideri suprem i Iranit zhvendoset në një vend të sigurt, nën masa të larta sigurie

28 Shtator 2024, 18:10Bota TEMA
Lideri suprem i Iranit zhvendoset në një vend të sigurt, nën

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zhvendosur në një vend të sigurt brenda Iranit, nën masa të larta sigurie, thanë të shtunën dy zyrtarë rajonalë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burimet, të cilat u njoftuan nga Teherani, thanë se Irani është në kontakt të vazhdueshëm me grupin militant të Libanit, Hezbollah, dhe me grupet e tjera përfaqësuese në rajon, për të vendosur për hapat e radhës, pasi Izraeli njoftoi se e ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një sulm ajror në Bejrut të premten.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha në një komunikatë në X se Nasrallahu, Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe një numër komandantësh të tjerë janë vrarë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e postuan një mesazh në X, ku thanë se “Hassan Nasrallahu nuk do të jetë më në gjendje ta terrorizojë botën”.

Zyrtarët e Hezbollahut nuk e kanë konfirmuar vdekjen e Nasrallahut. Por, një burim i afërt me Hezbollahun tha më të shtunën se e kanë humbur kontaktin me Nasrallahun nga e premtja.

“Kontakti me Sayyed Hassan Nasrallah ka humbur që nga mbrëmja e së premtes”, tha një burim anonim për AFP, pa konfirmuar nëse Nasrallah ishte vrarë.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Izraeli i vazhdoi sulmet ajrore kundër Hezbollahut edhe të shtunën, teksa grupi militant shkrepi dhjetëra raketa drejt Izraelit.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se sulmet kundër Hezbollahut nuk do të ndalen.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Netanyahu i dha një paralajmërim të ashpër armikut të tij të vjetër, Iranit, duke thënë se "nuk ka vend në Iran ku Izraeli nuk mund të arrijë", nëse republika islamike vazhdon të përpiqet ta sulmojë Izraelin.

6 Komente

  1. d
    dsa

    Menduam se fundi i Netanjahut do te vinte nga revoltat e qytetareve te tij, por sic duket fundin ai e ka pecaktuar vete, nga IRANI.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lesh lesh

      Ndersa Iranit i del e i tepron currili i shures per te lagur e kaluar Izraelin.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ypupop

        Lesh..., kur qenka kaq kollaj cfare pret Irani, apo ju dhimbeset Israeli?! Nese do zhdukeshin 10 milion israelit, cmimi qe do paguanin iranianet e arabet do ishte te pakten 30 here me i shtrejte. Thuaj do Zoti nuk fillon perplasja e madhe.

        Përgjigjjuni
      2. c
        ccc

        Nuk ka vend te sigurte askund ne kete planetin tone, per kedo qe ka punuar e punon per shkaterrimin e Israelit. Nese eshte futur ne rreth, kryqi ne te eshte i pashmangshem. Mire apo keq kjo eshte ceshtje tjeter, por ky eshte realiteti.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Dhe per kete u dha alarmi ne max qe lideri suprem i Iranit te kaloje ne ilegalitet mbrenda shtetit te vet. Ka ardhur koha qe te nderrohen gjithe drejtuesit e luftes kunder hebrejve. Ka mbetur pa u kryer vetem zevendesimi i kry kokorocit ne Teheran.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            i bën bytha fërr,fërr,fërr të shkretit!të gjithë janë trima në të thatë,por sapo laget!?o burra të ikim!!ju dhëmb bytha e tyre të shkretëve nuk janë budallenj të marrin një gjerdan me kallëpe dinamiti e të nisen në front!!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje