Rusia bombardon një spital ukrainas, vriten 9 persona, plagosen disa të tjerë

28 Shtator 2024, 16:14Bota TEMA
Rusia bombardon një spital ukrainas, vriten 9 persona, plagosen disa

Rusia ka kryer dy sulme të shtunën kundër një spitali në rajonin kufitar të Ukrainës, Sumi, duke  vrarë së paku nëntë njerëz dhe duke  plagosur 12 të tjerë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dënoi sulmet, duke thënë se Rusia “po kryen luftë kundër spitaleve”.

Ai shkroi në X se ekipet ukrainase të shpëtimit “janë duke bërë gjithçka për t’u ofruar ndihmën e nevojshme qytetarëve tanë”.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, fillimisht tha se gjashtë njerëz u vranë, përfshirë një zyrtar policor.

“Si pasojë e sulmit të parë, një person u vra dhe disa kate të spitalit u shkatërruan”, tha Klymenko në Telegram, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i evakuonin pacientët nga spitali, Rusia kreu edhe një sulm tjetër.

Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja e tyre ajrore rrëzoi 69 nga 73 dronët e lëshuar nga Rusia në rajonet ukrainase në mëngjesin e 28 shtatorit.

Rusia gjithashtu lëshoi dy raketa balistike dhe dy raketa lundruese në Ukrainë, thanë Forca Ajrore, duke shtuar se dy raketat e lundrimit u rrëzuan.

Administrata ushtarake e Kievi tha se 15 dronë rusë u rrëzuan në periferi të kryeqytetit ukrainas.

Lini një Përgjigje