Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, ka deklaruar sot se BE-ja po punon që të kenë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin për një paqe mes Moskës dhe Kievit. Megjithatë sipas saj Putin duket se nuk është i gatshëm për një gjë të tillë."Siç e dini, ne po punojmë shumë fort për paqen në Ukrainë. Tani, paqja në Ukrainë varet vetëm nga një person. Ai person është, siç e dini shumë mirë, Presidenti Putin. Pra, padyshim, në një moment do të duhet të ketë bisedime edhe me Presidentin Putin. Fatkeqësisht, nuk kemi parë asnjë shenjë nga Presidenti Putin që tregon gatishmëri për të marrë pjesë në bisedime të tilla, kështu që nuk jemi ende atje, por në një moment shpresojmë vërtet se do të ketë bisedime që më në fund do të çojnë në paqe në Ukrainë", tha ajo.
Më tej ajo shtoi se propozimet legjislative për kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën për vitet 2026 dhe 2027 "do të paraqiten shumë shpejt".
Pas marrëveshjes në Këshillin e fundit Evropian, "ne duhet të paraqesim një numër aktesh legjislative në kohën e duhur. Shumë shpejt, besoj, në mënyrë që të fillojmë shpërndarjen e fondeve në fillim të tremujorit të dytë të këtij viti", shtoi zëdhënësi i buxhetit të BE-së, Balazs Ujvari.
Ndërkohë rreth 33 000 familje në rajonin jugor të Ukrainës, Odessa, mbetën pa energji elektrike pas një sulmi me dron rus, tha kompania e energjisë elektrike DTEK.
Në qytetin e Odesës, sulmi goditi objektet e infrastrukturës dhe një pallat apartamentesh, tha kryebashkiaku Serhiy Lysak në Telegram.
“Dy persona u plagosën”, tha ai.
Për shkak të sulmeve të rënda ajrore në ditët e fundit, praktikisht nuk ka energji elektrike në kryeqytetin Kiev, Dnipro, Odessa dhe qytete të tjera në Ukrainë.
Si rezultat, ka probleme me ngrohjen dhe furnizimin me ujë. Në të njëjtën kohë, mbizotërojnë kushte ngrirjeje, me temperatura natën që bien në minus 18 gradë Celsius.
Ky eshte turp i madh. - - - - - Pas 4 vjet lufte Europa po kerkon dialog me Rusine. - - - - - Kur Europa sheh qe nuk ka mbeshtetjen e US dhe kur sheh perpjekjet qe po ben US per paqe, kujtohet per dialog. - - - - - Per 3 vitet e para te luftes nuk donte te fliste, por te shkaterronte Rusine. - - - - - - Kur perjeton kete situate, te ben te mendosh per historine kur Europa sundoi, shfrytezoi, dhe masakroi mbare boten. - - - - - - Si eshte shkruar historia, kush e ka shkruar ate, dhe cila eshte historia e vertete? - - - - - - Mjere populli qe lexon, mendon, dhe jeton me cfare i shkruan me i forti, me i pamoralshmi, me i djallezuari.
BE duhet te bashkerendohet me Kinen, kyci eshte Xi e jo Putini. Putinin e shtron vetem Trump.
E ke gabim,s'po e lexon fare politiken.Putini e shtron Trumpin.Trumpi ben çfare i thote Putini.
Hahaha Evropi,me politike e diplomaci idiote.Deri dje thonin kurre bisedime me Putinin,nderpren naften,gazin etj per vendet e tyre,ćmimet kercyn kacafiu,kosto jetes ne stratosfere,tani rrini tu ju lut Putinit me fol,Amerika s'ju llogarit fare.Jeni me dy fytyra,po ju mer America avash avash Greenlanden,nuk ndiheni fare para Trumpit,filloi lufta ne Ukrain,bejshit si karderra kot,se ju mbeshteste America,tani i thoni Putinit amon hajde ulemi dhe flasim.Me thene te drejten,me keto shtetare qe ka Be-ja,njeri me i marum se tjetri.Ursula,qe eshte per azil apo ajo Kaja do beje politike me Trumpin,Putinin apo kinezin Xi,apo Macroni qe e rreh gruaja e vet tre here ne dite,apo gjermoni qe eshte jerm fare.Shiheni çfare i bete Ballkanit keto 36 vjet,e telendiset fare,luftra,rrena,mashtrime,do ju fusim,do ju qisim ne BE,me viza,pa viza,dosje me tonelata qe jane grup kapituj per tu zbatu per tu fut ne Europe.Burokracina legjendare.Eshte gallate,u moren fort me tapen e shishes se ujit,qe e kane bere tani detyrim,qe kur e hap mos te shkeputet tapa nga shishja,e keshtu rrine bashke edhe te plenat dhe nuk ndotet mjedisi.Me nje fjale kjo eshte Evropi,me cfare merret.Ti çoje tapen Putinit me gjithe shishe,e ti thote duhet me i bo kshu edhe Rusia shishet e ujit,dhe po pranoje Putini do jete sukses i modh Europian,vk Ukraines.
Tani mbasi u shkaterrua Ukraina dhe u vrane mijera djem nenash,kuvat e Europes me ne krye UrsulenKosin e Kalasin u kujtuan te bisedojne po Putini po I thote hik qiuni.Turp ne dore te kujt ka rene EU,edhe Rama I flet gjithe pordhe ketyre laraskave.