Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka dënuar "me fjalët më të ashpra dhunën që udhëheqja në Iran po ushtron kundër popullit të vet".
Sipas mediave të huaja, gjatë një vizite në Indi, Merz tha se dhuna nga regjimi "nuk është shprehje force, por është shprehje dobësie".
"Për dy javë tani, kemi parë gjithnjë e më shumë njerëz nga të gjitha shtresat e shoqërisë që dalin në rrugë në të gjithë vendin. Ata po demonstrojnë në mënyrë paqësore për liri dhe për një jetë më të mirë në vendin e tyre. Kjo është e drejta e tyre. Atyre u takon respekti më i madh për guximin me të cilin po i rezistojnë dhunës joproporcionale dhe brutale të forcave iraniane të sigurisë", shtoi Merz.
Ai tha gjithashtu se udhëheqja në Teheran duhet "të mbrojë popullsinë e saj në vend që ta kërcënojë atë".
Kujtojmë se në Iran prej disa ditësh kanë shpërthyer protesta masive, ku kërkohet larimi i regjimit të Ajatollahut, i cili shihet si përgjegjës për situatën e rënduar në vend.
Ju qe e mbeshtesni Izraelin per te vra femij eshte dobesia e moralit njerezor,por skeni Moral jetoni me llogjiken e gjyshrave. Dhe mos flisni per te tjeret jeni nji lloj si ata.
Po ti i mbështet muzhikët "per te vra femij"?
Mire, more kancerlar. Mbase duhet folur dhe me ash per. Por nuk te degjuar te flisnje me kaq ashpersi per genocidin cifute Ne rripin E gazes. Krimit nje ngjyres ka, sikur e ben Izraeli sikur e ben Miku yne I madh, sikur e ben Irani, Rusi apo kina, ngjyren e krimit.
Ky Merz eshte Kancelari me i dubet qe mund te kete pasur ndonjehere Gjermania. Nen drejtimin e tij Gjermania po humbet perdite e ne cdo aspekt.
Uau sa rreagim I ashper qe paska qene.Po Kosi me Kalasin kur do rreagojne se Ursula eshte akoma ne floktore.