Analiza nga CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11 Janar 2026, 20:13Bota TEMA
Analiza nga CNN: Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompanitë amerikane do të kenë akses në rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës, por vëmendja e administratës së tij është përqendruar edhe te pasuritë e tjera natyrore të vendit.Sipas ekspertëve, Venezuela zotëron sasi të pakonfirmuara mineralesh, metalesh dhe elementësh të rrallë, të domosdoshëm për industri strategjike si mbrojtja dhe teknologjia. Këto burime konsiderohen thelbësore për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se shfrytëzimi i këtyre burimeve është i vështirë, shkruan CNN. Sasia reale dhe leverdia ekonomike e mineraleve mbeten të paqarta, ndërsa kompanitë përballen me rreziqe të mëdha sigurie, pasi shumë zona minerare kontrollohen nga grupe të armatosura dhe miniera ilegale.

Një tjetër pengesë është përpunimi i mineraleve të rralla, i cili dominohet nga Kina. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Kina përbën mbi 90% të përpunimit global të elementëve të rrallë, duke e bërë të vështirë shkëputjen e SHBA-së nga varësia ndaj Pekinit.

Venezuela nuk figuron në listën e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së si vend me rezerva të konfirmuara të elementëve të rrallë. Megjithatë, besohet se vendi ka depozita të koltanit dhe boksitit, minerale që përmbajnë elementë kritikë si tantal, niob, alumin dhe galium.

Ekspertët theksojnë se pas dekadash qeverisjeje nga Hugo Chávez dhe Nicolás Maduro, mungojnë të dhëna të besueshme gjeologjike, ndërsa investimet janë minimale. Sipas analizave, pavarësisht potencialit, Venezuela nuk pritet të ketë rol të rëndësishëm në tregun global të mineraleve kritike të paktën për dekadën e ardhshme.

2 Komente

  1. I
    Igor

    Keta imprialistet i perdoren pasurit e veta dhe tani duan me vjedhje dhe kercenime mieralet e huaja ,a ka lindur ndonji here ne Amerike ma idiot se trapi cfare bote e koruptuar qe e lejon ose frikesohen Amerika nuk mundet pa boten kurse bota mundet pa Amerike si jetoj bota pa Ameriken para 250 viteve mos e poshtersoni veten ndaj nji psykopati.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miku i madh SHaBAni

      Bota eshte e Amerikes. Te tjeret nuk duhet te ekzistojne. Si fillimi kontinent yne, te cilet duhet te heqin dore nga gjuha e deritanishme dhe do te flasin vetem amerikan e. Pasta do vazhdojme me linden e mesme. Shpejte Izraeli do te jete nje nga Shtetet e SHBA. TE tjeret nuk I pyesim, I marrim me hir ose pahir.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje