Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

20 Janar 2026, 18:21Bota TEMA
Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka shprehur shpresën se Bordi i Paqes për Gazën mund të luajë një rol edhe në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Ndoshta do të ndihmojmë edhe Ukrainën, do ta afrojmë paqen dhe do të ndikojmë në udhëheqjen ukrainase. Kjo është ajo që më tërheq më shumë.

Nuk është se do të jemi në gjendje të ndihmojmë shumë Gazën. Unë i njoh aftësitë e mia dhe ato të Bjellorusisë,” u shpreh Lukashenko.

Më herët, presidenti bjellorus ka nënshkruar dokumentin për anëtarësimin e Bjellorusisë në Bordin e Paqes për Rripin e Gazës, një iniciativë e propozuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

1 Komente

  1. K
    Klimax

    Hahahaha! Ky i vuri kapakun ........

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje