Policia Kombëtare spanjolle ka sekuestruar 11 ton kokainë në vetëm një javë në Galicia dhe Valencia. Sipas mediave spanjolle, kokaina ishte e fshehur në kontejnerët detarë nga Amerika Latine, në atë që përfaqësonte kapjen më të madhe të kësaj droge në Spanjë dhe një goditje të rëndë për organizatat shqiptare, i cili është më “i fuqishmi” aktualisht në Evropë.
Këtë të martë (12 Dhjetor) përgjegjësit e Njësisë për Drogën dhe Krimin e Organizuar të Policisë Kombëtare së bashku me ata të Agjencisë Tatimore kanë detajuar rezultatet e dy operacioneve të ndryshme të kryera në fund të nëntorit dhe në javën e parë të dhjetorit.
Operacioni Tonara ka qenë kapja më e madhe e kokainës në Galicia me 7.5 ton drogë të hequr nga kontejnerë dhe të fshehur në ton të ngrirë, që rezultoi në arrestimin e pesë personave.
Ndërsa operacioni i dytë, i quajtur Fulgor, ka lejuar arrestimin e 15 personave, i fundit prej tyre ishte ditën e djeshme (11 Dhjetor) në Madrid, dhe sekuestrimin e 3.5 tonë drogë që mbërriti më shumë se një muaj më parë në portin e Valencias.
Kryekomisari i Brigadës Qendrore të Narkotikëve, Antonio Duarte, tha se edhe megjithëse janë dy operacione të ndryshme, ka disa hallka të përbashkëta.
"Pas të dyja dërgesave qëndrojnë rrjetet shqiptare, të cilat janë organizatat që kanë monopolizuar dërgesën e drogës drejt Europës në kontejnerë të dyfishtë nga deti”, tha ai.
Kaq e paten edhe bandat shqipetare te drogës. Si zakonisht, ata marrin kot, dhe duan fitimin e momentit. Nuk mendojne afatgjatë. Që të merresh me pune të pista nuk eshte puna të jesh trim i madh. Duhet tru. Trimi i madh që nuk pyet per njeri eshte koqe kandari. Ja, shikoni ku jane trimat sot. Ca ne varr e ca pa varr. Dhe askush nuk nxjerr mesim, sepse budallii nuk meson dot. Ervis Martinaj nuk gjendet ku eshte. Ishte trim? Poooo, trim ishte. E ç'e do? S'kishte tru per të rrojtur gjate. Futi ne varr edhe Brilant Martinajn, që nuk e dime sa "Brilant" Ishte. Aq brilant ishte saaaa, lere mos e pyet. "I mençur sa humbi. " Thone të vjeterit. Edhe në Gerdec. Asgje nuk do kishte ndodhur. Të shkretet që vdiqen do ishin gjalle akoma. Por ata qe manaxhonin Gerdecin nuk kishin tru. U hypi tahmaqarlleku permbi tru, nuk zbatuan rregullat e sigurimit teknik, dhe u plasi bomba ne dore. Po të kishin tru, as nuk do ishte marre vesh fare. Edhe këta trimat tane që vajten deri ne Kolumbi dhe Ekuador por po kthehen me arkivole. Trima të medhenj. Si thote ajo shprehja: "Ne fillim bëhen të gjithe gangsterë. Deri sa vjen gangsteri i vertete, dhe të gjithe zbythen."