Putin prezanton nëndetëset bërthamore, paralajmëron fuqizim të gatishmërisë luftarake

12 Dhjetor 2023, 12:10Bota TEMA
Putin prezanton nëndetëset bërthamore, paralajmëron fuqizim

Në një ceremoni të transmetuar në televizion, gjatë së cilës u ngrit edhe flamuri i Rusisë, presidenti Vladimir Putin i prezantoi botës dy nëndetëset e reja bërthamore, që siç tha janë pjesë e strategjisë për të projektuar fuqinë detare të Moskës.

Putin udhëtoi në qytetin verior të Severodvinsk, për të parë nëndetëset “Krasnoyarsk” dhe “Perandori Aleksandri i 3-të”, në një vizitë që synonte të shfaqte fuqinë bërthamore të vendit mes luftimeve në Ukrainë.

Putin tha se anijet bërthamore do të merrnin shpejt detyrën në Paqësor dhe ishin pjesë e dy serive të ndryshme nëndetësesh që Rusia po nxjerr në përdorim.

“Nëndetëset me raketa bërthamore, ”Perandori Aleksandër i 3” dhe 'Krasnoyarsk' do të nisin detyrën në flotën e oqeanit Paqësor për të mbrojtur kufijtë e largët lindor të atdheut. Puna për të rritur fuqinë detare të Rusisë do të vijojë”, u shpreh presidenti.

Putin paralajmëroi rritje të gatishmërisë luftarake të forcave detare ruse në Arktik, Lindjen e Largët, Detin e Zi, atë Baltik dhe Kaspik, që i cilësoi si zonat më strategjike të oqeaneve botërore. Perandori “Aleksandër i 3” është pjesë e një seri të re nëndetësesh, Borei, gjenerata e parë e prodhuar që prej Luftës së Ftohtë.

Muajin e kaluar Ministria e Mbrojtjes tha se mjeti kishte testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale, me kapacitet bërthamor.

Sakaq, Krasnoyarsk i përket serisë së nëndetëseve shumëfunksionale Yasen, të pajisura me raketa me rreze të gjatë e precizion të lartë të cilat sipas Putin mund të godasin objektivë detare dhe tokësorë.

Numri një i Kremlinit, i cili shpalli kandidaturën për një mandate të ri presidencial, ka folur vazhdimisht për potencialin e gjeneratës së re të armatimeve të Rusisë, veçanërisht sistemet bërthamore, dhe vlerën e tyre si masë mbrojtëse ndaj Perëndimit. 

3 Komente

  1. A
    Ari

    Ashtu sic gara ne armatime me SHBA i hengri koken Bashkimit sovjetik, edhe tani eshte i njejti skenar. Imagjinoni Rusia me GDP sa Italia te mund SHBA, BE, Japonine, Australine, Kanadane. Po bashkohet me Kinen, edhe kjo eshte ne kufijt e te pamundures. POR Kina "nuk eshte kaq idjote"" te konfliktuohet me SHBA. Perkundrazi, ajo do nje Rusi te dobet fare, qe me tej, miliona kineze te popullojne tokat e pafundme te Rusise...Eshte si puna e eneve komunikuese, do te veje atje ku duhet gjeja deri ne balance

    Përgjigjjuni
    1. H
      Handurakindambersilali Matafusikarambasi

      Ore lali (jo Eri) analist i zoti je ,shume e thjeshte !! Si nuk e kishim kuptuar une e Putini (ndoshta Xi JinPing-u e dinte)!!! Bravo .....por e di ç'ke ti shtoji nje " K" atij linkut tend se shkon me mire eshte tepke portreti tend .

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        Matafusikarambasi Handurakindambersilali,më saktë nuk ja vlen të shkruhet!!e kam fjalën për Ari,dhe jo për gomarllëqet e tua!!jo se nuk mund të shkruhet,por thejsht se nuk ja vlen!shumica,varianti tënd,nuk mund ta përpunojnë një informacion më të madh se gomarllëqet!!ju maksimumin e neuroneve e keni sa molekula e ujit!!

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje