Autoritetet britanike që administrojnë bazën ushtarake në Akrotiri, në koordinim me Qipron, kanë vendosur të zgjasin masat e evakuimit deri në javën e ardhshme. Vendimi u mor pas një vlerësimi të ri të situatës së sigurisë, duke e konsideruar evakuimin si një masë parandaluese për mbrojtjen e qytetarëve dhe personelit.
Sipas njoftimit, masat do të mbeten në fuqi deri të premten e ardhshme, ndërsa situata do të rivlerësohet të shtunën në mëngjes. Autoritetet britanike kanë theksuar se evakuimi është i përkohshëm dhe se po monitorojnë nga afër zhvillimet në rajon.
Qipro ka bërë të ditur se nuk është e përfshirë në operacione ushtarake, por po bashkëpunon ngushtë me bazat britanike për të garantuar sigurinë e popullsisë. Ky vendim vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm, duke shtuar shqetësimet për stabilitetin rajonal.
Lini një Përgjigje