Mbledhja e liderëve evropian në Bruksel, BE zotohet të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

20 Mars 2025, 13:16Bota TEMA
Mbledhja e liderëve evropian në Bruksel, BE zotohet të

Mes frikës se SHBA-ja mund të tërheqë mbështetjen e saj për Ukrainën, Kievi merr mbështetjen e liderëve të Bashkimit Europian, që zotojnë të vazhdojnë furnizimin e tij me armë.

Krerët e bllokut mblidhen sot në Bruksel për një takim dyditor ku pritet të tregojnë se “Bashkimi Europian beson tek ideja e ‘paqes përmes forcës’, çka nënkupton që Ukrainë të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm, dhe kapacitetet e saj ushtarake janë elementët kryesorë”.

Teksti paraprak i deklaratës tregon se BE-ja “mbetet e i përkushtuar, në koordinim me partnerët dhe aleatët e linjës së njëjtë, për të ofruar mbështetjen e duhur për Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa ushtron të drejtën e vet për vetëmbrojtje kundër agresionit rus të Rusisë”. Drejt Brukselit është nisur edhe presidenti ukrainas Volodimur Zelenesky, i cili pati së fundi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump.

Pas asaj që e përshkroi si një bisedë telefonike “pozitive”, në të cilën sipas tij u diskutua edhe centrali atomik i Zaporizhias, Zelensky tha sipas BBC, se e sheh të mundshme arritjen e paqes afatgjatë brenda vitit.

Takimi në Bruksel zhvillohet dy ditë pas një bisede telefonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, përgjatë së cilës dy liderët janë pajtuar për një pauzë 30-ditore në sulmet në infrastrukturën e energjisë.

Megjithatë, vetëm disa orë pas thirrjes, agjencitë ukrainase hekurudhore kanë konfirmuar se dronët rusë kanë shënjestruar infrastrukturën e energjisë të lidhur me sistemin hekurudhor në rajonin e Dnjipropetrovskut.

1 Komente

  1. I
    Igor

    Keta Fashistet e perendimit mendojne se Ruset jane analfabeta dhe nuk e kuptojne trikun e ketyrve 30 dit armepushim per ta armatosur Ukrainen por nga ana tjeter flasin per paqe pra nuk ju beson askush dhe me te drejte lufta nuk dote mbaroj por dote ashpersohet pse tani dote kemi nji lufte tjeter ne lindjen e mesme nuk dote kete paqe ne bote derisa jetojne Izraelitet dhe Amerikanet dhe ne anen tjeter kercenon bota ortodokse dote kemi lufte edhe ne Ballkan e mjera Shqiperi dhe Kosove qe sjemi aspak te pregaditur dhe kush dote mbroj vendet pa popullsi kur kan ikur te gjith.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje