Mediat iraniane: Shqipëria i ndalon hyrjen lideres së muxhahedinëve Maryam Rajavi

3 Gusht 2023, 19:51Bota TEMA
Mediat iraniane: Shqipëria i ndalon hyrjen lideres së

Maryam Rajavi-t, lideres së muxhahedinëve iranianë i është refuzuar hyrja në Shqipëri, raportojnë ditën e sotme disa media iraniane.

Sipas agjencisë së lajmeve me bazë në Iran, "Tasnim", është Gjykata Speciale në Shqipëri ajo që ka nxjerrë një urdhër për ndalimin e hyrjes së Rajavit në vendin tonë.

Rajavi qëndron prej vitesh në Francë, aty ku strehohet një tjetër numër i madh muxhahedinësh.

Më herët gjatë këtij viti, marrëdhëniet mes muxhahedinëve dhe shteteve që i strehojnë si Shqipëria,

Franca dhe SHBA që i përkrah, u krisën pas kontrolleve të policisë në vendstrehimet e tyre.

Në Shqipëri, Policia organizoi një aksion të madh kontrolli në Manëz të Durrësit, ku u sekuestruan dhjetra pajisje elektronike që përdoreshin nga anëtarët e MEK. SPAK dyshon se ata kanë kryer sulme kibernetike ndaj Iranit nga baza e tyre në Manëz.

Po ashtu në Francë, autoritetet i mohuan muxhahedinëve disa kërkesa të njëpasnjëshme për organizime protestash.

3 Komente

  1. f
    franc

    Hiqni keto plera nga Shqiperia kur nuk i do vendi i tyre cpune kemi me.

    1. S
      Stop-Mbushjes se Shqiperise me Afro-Aziatik

      Shqiperia duhet te Rishikoj Marredhenjet me Iranin Zyrtare..akoma edhe nese eshte Diktatori.. 1.-Ne Radhe te pare Interesi i Shqiperise ,Politika e "Butheputhjes" qe bejne Politikanet Shqipetare Kundrejte Amerikes duhet te behet "Skeptike"?? 2-Shqiperine nuk duhet ta Mbushim me Ujgure-Muxhahedine apo edhe Grupe te tjera,"Per te treguar Besnikerin ndaj Amerikes"...sepse..Besnikeria Shqipetare nga te Tjeret Shikohet si Inferjoritet,(Qe eshte)...dhe Bythelepirje...Ne Funde te fundit pastaj Halli i Mbetet Shqiperise..lol

      1. B
        Buda

        Akoma ne Shqiperi jane kriminelet muxhahedine?!

        Lini një Përgjigje