
Presidenti Xi Jinping dëshiron ta projektojë Kinën si një partner të fuqishëm tregtar – ose kundërshtar të rrezikshëm – për pothuajse çdo vend që shpreson të jetë i suksesshëm në shekullin e XXI-të.
“Ngritja e Lindjes dhe rënia e Perëndimit” është motoja e tij.
Ndërsa rritja kineze ndodhi edhe politikanët perëndimorë nisën të shqetësoheshin se si të përgjigjeshin.
Por mes popullit kinez – dhe gjithnjë e më shumë në kancelaritë dhe sallat e këshillit të Evropës – ka filluar të tregohet një histori tjetër.
“Marshimi i Pekinit drejt dominimit ekonomik global mund të mos jetë në fund të fundit i pathyeshëm”.
Kina pati një rritje të dobët të PBB-së pasi u çlirua me vonesë nga kufizimet pandemike.
Tregu i pronave është në krizë dhe papunësia e të rinjve është rritur në nivele të rrezikshme, me një vlerësim që e vendos atë në 50 për qind.
Sipërmarrësit jetojnë gjithnjë e më shumë me frikën se çfarë do t’i bëjë shteti bizneseve të tyre dhe konsumatorët kanë ndaluar së shpenzuari në mënyrën para COVID.
Në Shangai, Londër dhe New Jork, bizneset kineze dhe të huaja po përballen tani me një skenar të ri: Po sikur ngadalësimi të vijë këtu?
“Rreziqet e një krize të madhe ekonomike në Kinë, ose ndoshta më e mundshme e një stanjacioni të afërt në rritjen e qëndrueshme ekonomike, janë në rritje”, thotë, Jacob Kirkegaard, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare.
Ajo që ndodh me ekonominë e Kinës ka një rëndësi të madhe për botën.
Sipas statistikave të fundit, ekonomia kineze u rrit me ritme të dobëta në tremujorin e dytë të këtij viti.
Por, kjo është shumë më të shëndetshme se sa shumica e ekonomive perëndimore.
Perspektiva e pasigurt shton dyshimet sesi Pekini do t’i afrohet Perëndimit.
Për momentin është ende e paqartë nëse Xi do të ketë një fytyrë më miqësore ose nëse kohët më të vështira ekonomike do t’i inkurajojnë palët të kërkojnë pika fërkimi me SHBA-të ose Evropën.
Edhe drejtuesit e Partisë Komuniste nuk po e fshehin problemin e tyre.
Në mbledhjen e tyre vjetore të Byrosë Politike para verës, e cila vendos tonin e punës ekonomike për pjesën e mbetur të vitit, zyrtarët e partisë vlerësuan se ekonomia “po përballet me vështirësi dhe sfida të reja”.
Në Evropë, si dhe në SHBA, qeveritë po rivlerësojnë në mënyrë radikale dobësitë e tyre ekonomike.
Pushtimi rus i Ukrainës tronditi qeveritë e BE-së për të rishikuar varësinë e tyre nga zinxhirët e furnizimit të kontrolluar nga regjime potencialisht jomiqësore.
Evropa kryesisht është shkëputur nga importet e lëndëve djegëse fosile ruse, por mbetet e varur nga Kina për lëndët e para kritike që përbëjnë komponentët e baterive që do të jenë jetike për tranzicionin e energjisë së gjelbër, ndër fusha të tjera.
Udhëheqësit perëndimorë nga Ursula von der Leyen e BE-së e deri te presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tani flasin në mënyrë rutinore për “çrrezikun” ekonomik nga Kina.
Rreziku i lidhjes shumë të ngushtë me ekonominë kineze ka goditur edhe Olaf Scholz, i cili tradicionalisht shihet si kumbari kryesor i Evropës në politikën e Kinës.
Pas dyerve të mbyllura në samitin e tetorit të Këshillit Evropian të vitit të kaluar, Scholz ndau frikën e tij për perspektivën e Kinës.
Duke folur pak përpara udhëtimit të tij të parë si udhëheqës gjerman në Pekin, ai u tha homologëve të tij të BE-së se “një krizë masive financiare” mund të shkaktohet nëse Pekini nuk arrin të menaxhojë krizën e tij të pronave.
Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni, po përgatitet të tërhiqet nga një marrëveshje sipas së cilës Roma ishte pjesë e planit global të infrastrukturës së Xi, nisma “Një brez, një rrugë”.
Dhe qeveria e Emmanuel Macron, presidentit francez, javët e fundit ka marrë një linjë më kritike ndaj Pekinit, veçanërisht në lidhje me qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.
Në këtë sfond, qeveria e Pekinit tani është e fokusuar në angazhimin me Perëndimin në një mënyrë më pak të ftohtë, edhe kur bëhet fjalë për rivalin e saj kryesor në Washington.
Disa zyrtarë amerikanë – nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken te Sekretarja e Thesarit Janet Yellen – kanë vizituar Kinën muajt e fundit.
Një samit BE-Kinë është gjithashtu në gatishmëri, sipas një diplomati që foli në mënyrë anonime, sepse planet ende nuk janë finalizuar.
Xi ka grumbulluar pushtet të madh personal në kulmin e sistemit politik të Kinës.
Nëse Xi-conomics funksionon në fund do të varet në një masë të madhe prej tij./ Marrë nga “Politico”, përkthyer nga Albanian Post
ja si motivohemi ne bre . me besoni i kam pa me syt e mi Bombat Atomike te Kines dhe e dini cfar jane ? Haaaaaaa hahahahah s'me bahet te qeshuri . Jane prej Kartoni - e brenda bosh mbush me pordhe vezesh te prishura .haaaaaaaa haaaaaaaa haaaaaaaaaaaa sa kom qesh !