FOTOT: Presidenti Biden merr një sy gjumë në plazh, teksa Trump i drejtohet gjykatës

3 Gusht 2023, 10:15Bota TEMA

FOTOT: Presidenti Biden merr një sy gjumë në plazh, teksa Trump i

Presidenti amerikan Joe Biden nuk duket aspak i shqetësuar nga fushata e ashpër që rivali i tij në garën për kandidim në Presidencialet 2024 mes republikanëve, Donald Trump është duke bërë.


Edhe pse dy ditë më parë Trump e fyeu duke e quajtur “burrë matuf”, Biden vazhdon i qetë pushimet përkrah bashkëshortes Jill.

Gjatë qëndrimit të tij në plazhin në Rehoboth, Biden u rehatua aq sa mori edhe një sy gjumë në shezlong, ndërsa Zonja e Parë Jill Biden lexon.

Duket se Biden e ka humbur interesin edhe për 4 akuzat e reja që lidhen me komplotin për të përmbysur rezultatin e 2020, që ju komunikuan paraardhësit të tij.


 “Vështirë të ankohesh për këtë mot”, u tha presidenti gazetarëve më vonë pasdite teksa ai dhe Jill u kthyen në shtëpinë e tyre private në plazh.



2 Komente

  1. x
    xxx

    Sa shezlong modest paska Biden…duhet te vije ne jug ku dysheku eshte dy pellembe

    Përgjigjjuni
    1. l
      lexuesi21

      Artikulli nuk ka asnje vlere informimi pervec se tregon cfryrjen e dufit te njerit klan politik ndaj tjetrit..!!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje