“Melanisë nuk i pëlqen aspak kjo” – Trump kërcen duke u tallur me atletët transgjinorë

6 Janar 2026, 22:10Bota TEMA
“Melanisë nuk i pëlqen aspak kjo” – Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shfaq me një ton të gëzuar në një fjalim në Qendrën Trump-Kennedy, ku iu referua bisedave me gruan e tij, Melania, performoi imitime vallëzimi dhe bëri ironi si ndaj atletëve transgjinorë, ashtu edhe ndaj Nicolas Maduros.

Trump tha se gruas së tij “nuk i pëlqen aspak” kur e sheh duke kërcyer. Pasi e përshkroi atë si një “grua shumë elegante”, ai zbuloi se ajo i ka thënë se lëvizje të tilla “nuk i shkojnë për shtat një presidenti”.

Ai u përgjigj, siç tha vetë, se “të gjithë duan të më shohin duke kërcyer” dhe komentoi ironikisht se Melania mund të “mos dijë shumë për historinë amerikane”, duke iu referuar Roosevelt-it.

Pastaj, Trump filloi të imitonte peshëngritësit transgjinorë, duke përshkruar me tallje se si ata kanë vështirësi në ngritjen e peshave dhe përfundojnë duke qarë, ndërsa, siç tha, “vjen një burrë dhe i ngre ato me lehtësi”.

Duke iu referuar operacionit ushtarak në Venezuelë dhe kapjes së Maduros, ai i përshkroi sulmet në Karakas si “të mahnitshme” dhe të gjithë operacionin si “gjeni” për sa i përket taktikave.

“Ishte e mahnitshme. Dhe mendoni për këtë: asnjëri prej nesh nuk u vra. Dhe nga ana tjetër, shumë njerëz u vranë”, tha ai, duke shtuar se “njerëzit tanë hidhen nga helikopterët” dhe se plani ishte “shumë i zgjuar”.

Trump e quajti presidentin e rrëzuar të Venezuelës një “djalë të dhunshëm”, duke pretenduar se ai “ka vrarë miliona njerëz” dhe duke bërë shaka se “po përpiqet të imitojë pak vallëzimin tim”.

5 Komente

  1. k
    kumbari

    plak matuf

    Përgjigjjuni
    1. a
      a.a

      lum si ky...po i tall transgjinoret por vete i paske lyer floket roze ........

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

        je zeusi i njerezimit, je shpresa e jone, perendia na beloi qe u bere ti president se po na mbysnin byth...irët, marrsh nga ditet tona o ylli i njerezimit,

        Përgjigjjuni
        1. J
          JD

          Ky cubi, ben gangsterin me Maduron!!! Pse nuk rremben Putinin ky, apo presidentin kinez qe jane problematike?! Mos shkoj aq larg. Le te rrembeje Kim Jongun! As ate se ben dot. Kllufi lales, Maduron do ta vrisnin te vetet dhe ky surrat portokalli i ofroi jeten e gjoja do beje gjyq Maduros. Shko e rrembe Kim Jongun o legen. As aq nuk ka bythe.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hajredini Jr ( Junior ) .

            Hej Gringo , besoj se aksionet e këtij SHOW kanë arritur 10% te buxhetit USA . Lista e regjizorvet me te mire botëror( Amerika, India , Kina , Japonia , Indonezia ) per filmat " AKSION " që kanë prenotuar takim me Z. Trump per ti blerë kasetën : Michael Bay , Christopher Nolan , John McTiernan , James Cameron , David Leitch , Tony Scott , Gareth Evans , Takashi Miike , Soi Cheang , Yugo Sakamoto , Jalmari Helander , Timo Tjahjanto , Wilson Yip , Ryoo Seung-wan , Chad Stahelski .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje