Meloni kushte për njohjen e shtetit të Palestinës nga Italia

23 Shtator 2025, 18:47Bota TEMA
Meloni kushte për njohjen e shtetit të Palestinës nga Italia

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të martën se Italia do të ishte e gatshme të njohë një shtet palestinez, por vetëm nëse lirohen të gjithë pengjet izraelite dhe nëse Hamas përjashtohet nga çdo rol qeverisës.

Duke folur nga Nju Jorku, ku ndodhet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Meloni theksoi se presioni ndërkombëtar duhet të ushtrohet mbi Hamasin dhe jo mbi Izraelin, pasi – sipas saj – Hamas e nisi luftën dhe është ai që po pengon përfundimin e saj duke refuzuar të lirojë pengjet.

Deklarata e Melonit vjen në një kohë kur disa vende europiane, përfshirë Spanjën, Irlandën dhe Norvegjinë, kanë ndërmarrë hapa drejt njohjes së shtetit palestinez, duke shkaktuar debate në nivel ndërkombëtar.

5 Komente

  1. a
    astrit

    Logjike alla fashiste!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zgjohuni, pa u dënuar shkaku, pasojat dihen.

      Logjik perfekte,pa lirimin e pengjeve s’ka njohje. Historia e ka vërtetue në shkekuj, se ekstremizmi i c’do ngjyre, forme apo besimi ka qënë e do të mbetet fole e njerëzve të këqij, që s’duan t’ja dinë as për popull e as për at’dhe, para lekëve të pisët e pushteteve pa kufi dhe me c’do forme cmim Bravo Meloni

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Z

        Ja dhe Sy-pordha ne mbrojtje te krimineleve izraelite. Sy-pordha vetem fashiste nuk eshte, ata i rripnin cifutet.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi Rama

          Kurve moderne

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erioni

            Po çkeni me pamjen e Melonit nuk po konkuron për Miss World. Ka shumë të drejt kur thot kush e nisi luftën. Përse ne jemi dakord që Rusia duhet të tërhiqet nga lufta në Ukrainë, kurse në rastin e Palestinës nuk jeni dakord që nga andej filloj lufta. Duhet të ulet qeveria Palestineze me Izraelin për të rënë dakord për Paqe por Palestina duhet të bëj zap Hamasin. Unë them mendimin tim, po unë nuk kam në dorë gjë kurse Meloni është ndryshe.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje