Nis Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Guterres: Jemi nën rrethim, kemi hyrë në epokë trazirash! Ka pabarazi, pandëshkueshmëri dhe indiferencë

23 Shtator 2025, 15:49Bota TEMA
Nis Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Guterres: Jemi nën

Ka nisur Asambleja e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me pjesëmarrjen e të gjitha shteteve anëtare dhe liderëve të tyre.

Në fjalën e mbajtur nga kreu i OKB-së, Antonio Guterres, u theksua rrezikshmëria e lartë e tensioneve gjeopolitike së fundmi, duke e cilësuar situatën si një “rrethim” dhe “epokë trazirash”.

“Kemi hyrë në një epokë trazirash të pamatura dhe vuajtjesh të pandërprera njerëzore. Parimet e Kombeve të Bashkuara që ju krijuat janë nën rrethim, shtyllat e paqes dhe progresit po shkatërrohen nën peshën e pandëshkueshmërisë, pabarazisë dhe indiferencës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, teksa hapi Asamblenë e 80-të të Përgjithshme.

Në diskursin e tij ai kujtoi edhe efektet e këtyre trazirave:

“Kombet sovrane të pushtuara, uria e përdorur si armë, e vërteta e heshtur”, shtoi ai. “Secila prej këtyre është një paralajmërim”.

Fjalim në Asamble pritet të mbajë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ku pritet të flasë për “suksesin e tij në arritjen e paqes në një shkallë që asnjë president tjetër nuk e ka arritur ndonjëherë”, Raporton Fox News, duke vënë në dukje se presidenti do t’i drejtohet posaçërisht Armenisë dhe Azerbajxhanit; Tajlandës dhe Kamboxhias; Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Ceremonia u hap nga Sekretari i Përgjithshëm Guterres, e ndjekur nga fjalimet e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme Baerbock, Presidentit brazilian Lula dhe Presidentit të SHBA-së Trump.

1 Komente

  1. R
    Real

    Eshte nje enigme e pa sqaruar, pse larte madheria jone nuk eshte pjesemarres ne kete mbledhje. Ai si nje lider global qe ju ka dhene zgjidhje shume problemeve boterore e meritonte te ishte aty. Apo mos po ndodh larg qofte qe Amerika e ka futur ne skuadren e Sali Berishes. Eh cna bere ore Goni!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje