Partia Reform UK ka hedhur në tryezë një paketë të re masash të ashpra mbi emigracionin, duke propozuar shfuqizimin e të drejtës së emigrantëve për të përfituar Leje të Pacaktuar Qëndrimi (ILR) pas pesë vitesh qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas planit, emigrantët do të detyrohen të riaplikojnë për viza të reja, duke iu nënshtruar kritereve më të rrepta.
Një nga propozimet më të debatueshme parashikon që vetëm qytetarët britanikë të kenë akses në ndihmat sociale, duke përjashtuar çdo aplikant tjetër. Kjo nismë do të kursejë deri në 234 miliardë paund për ekonominë britanike në dekadat e ardhshme.
Lideri i Reform UK, Nigel Farage, e mbrojti planin duke deklaruar se Britania “nuk duhet të jetë banka e ushqimit e botës”. Ai e përshkroi nismën si një përgjigje ndaj “valës së Borisit”, duke iu referuar rritjes së migracionit pas Brexit-it.
Paketa e propozuar përfshin edhe zgjatjen e periudhës së nevojshme për marrjen e shtetësisë britanike nga 6 në 7 vjet, por me përjashtim të qytetarëve të BE-së që mbrohen nga Marrëveshja e Tërheqjes.
Plani është pritur me kritika të forta nga Laburistët dhe Liberal Demokratët, të cilët i kanë cilësuar masat si “jorealiste” dhe “të dëmshme për ekonominë dhe bizneset”. Propozimi ka ndezur një debat të ri mbi politikat e migracionit dhe integrimit, duke rritur presionin mbi partitë tradicionale në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
Farage ....idjot i pashkolluar , njeri me disa fytyra dha pa patur nje te tijen , sulmonte dhe sulmon EU nate e dite , Ky idjot , bashke me Boris Johnson bente presion Britanise se Madhe per largimin perfundimtar nga BE se nuk i interesonte te ishte brenda ne Eurozone dhe rinte si debil dhe merte rrogen e deputetit europian qe ky debil nuk e donte dhe nuk e besonte ...ky , sikur mos te ishte gjuha angleze gjuhe zyrtare nderkombetare , do fliste ne Parlamentin Europian si Fredi Beleri qe flet greqisht se eshte kokra e injorantit ...te shkosh Eurodeputet duhet te dish gjuhe te huaj me cdo kusht , perndryshe je ....Fredi Beleri skuthi