Meloni thotë se viti i ardhshëm do të jetë më keq

24 Dhjetor 2025, 10:23Bota TEMA
Meloni thotë se viti i ardhshëm do të jetë më keq

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përdorur humorin për të përshkruar sfidat që e presin qeverinë e saj, duke u thënë bashkëpunëtorëve se pas një viti të vështirë, e ardhmja nuk do të jetë aspak më e lehtë.

Deklarata u bë gjatë një takimi me stafin në oborrin e Palazzo Chigi, raporton agjencia italiane ANSA.

“Ju dua. Ne jemi një familje, luftojmë gjatë gjithë vitit”, u shpreh Meloni, duke pranuar se “viti që lamë pas ishte i vështirë për të gjithë ne”.

Por më pas, kryeministrja shtoi me ironi: “Mos u shqetësoni, sepse viti i ardhshëm do të jetë edhe më i keq”, duke shkaktuar reagime mes të pranishmëve.

Në këtë kontekst, Meloni i këshilloi anëtarët e stafit të pushojnë mirë gjatë festave të Krishtlindjeve, pasi sipas saj, puna që i pret është intensive.

“Duhet të vazhdojmë të japim përgjigje për këtë komb të jashtëzakonshëm”, theksoi ajo.

Lini një Përgjigje