Mesazhi i Putinit për Ukrainën, Europën dhe Trumpin

10 Shtator 2025, 19:40Bota TEMA
Mesazhi i Putinit për Ukrainën, Europën dhe Trumpin

Nga Anton Troianovski

Të dielën, Rusia sulmoi Ukrainën me breshërinë më të madhe të raketave dhe dronëve që nga fillimi i luftës. Më pas tensionet me Perëndimin u rritën, pasi shumë dronë rusë fluturuan mbi Poloni, në një shkelje të dukshme të hapësirës ajrore të një vendi të NATO-s.

Sulmet treguan një nivel të ri agresiviteti nga Rusia, më shumë se tre vjet pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës. Por, për këdo që dëgjoi Presidentin Vladimir Putin javën e kaluar, ato gjithashtu përputheshin me një fushatë më të gjerë mesazhesh.

Pasi qëndroi kryesisht i heshtur në lidhje me Ukrainën në javët pas samitit të 15 gushtit me Presidentin Trump, lideri rus iu rikthye temës teksa kaloi orë të tëra para kamerave gjatë vizitës së tij këtë muaj në Kinë dhe në Lindjen e Largët. Komentet e tij atje, së bashku me intensifikimin e sulmeve ajrore të Rusisë, dukeshin si një përpjekje për të treguar se Rusia është e vendosur të diktojë kushtet për çdo lloj fundi që mund të ketë lufta.

Për Ukrainën, mesazhi i Putinit është se ai është i bindur se ka epërsi ushtarake. Për aleatët e Kievit në Evropë, paralajmërimi i Putinit është se ata përballen me rrezik, nëse ndjekin planin për të vendosur trupa në Ukrainë. Për Trumpin, Putini po dërgon sinjal, se nuk do të bëjë kompromis mbi kërkesat e tij thelbësore, edhe pse pretendon se Rusia është ende e gatshme për një marrëveshje.

“Unë mendoj se ka njëfarë drite në fund të tunelit,” tha Putini javën e kaluar në një konferencë për shtyp gati njëorëshe në Pekin. “Nëse jo, atëherë do të na duhet t’i zgjidhim të gjitha detyrat që kemi përpara me mjete ushtarake.”

Ja një përmbledhje e komenteve të fundit të Putinit dhe si duhen lexuar ato në dritën e përshkallëzimit ndaj Ukrainës dhe veprimeve kërcënuese ndaj Perëndimit.

Ukraina: Do të bëhet më keq

Si publikisht, ashtu edhe privatisht, Putini po sinjalizon besimin se përparësia e Rusisë në fushën e betejës kundër Ukrainës po rritet. Qëllimi i tij, sipas analistëve dhe njerëzve pranë Kremlinit, është të bindë Ukrainën se rezistenca ndaj makinës së luftës ruse është e kotë.

I pyetur për gjendjen e luftës në Pekin, Putini tha se rezervat e ushtarëve ukrainas po shteronin dhe pretendoi se njësitë luftarake të gatshme të Ukrainës “aktualisht janë të kompletuara jo më shumë se 47-48 për qind.” “Kjo do të thotë se situata është tani në pikën e saj më kritike,” tha Putini.

Komentet pasqyronin bindjen private të Putinit se ushtria ukrainase po mbetet pa personel dhe se mbrojtja e vendit mund të shembet. Kjo perspektivë u përshkrua këtë verë nga dy persona pranë Kremlinit, të cilët folën në mënyrë anonime për shkak të ndjeshmërisë së diplomacisë.

Mesazhi përfundimtar i Putinit për Ukrainën, sipas këtyre burimeve, është se Kievi duhet të pranojë kushtet e paqes që po ofrohen tani, sepse çdo marrëveshje e ardhshme do të jetë më e keqe. Mbështetësit e Ukrainës kundërshtojnë idenë se Putini po përpiqet ta frikësojë Kievin që të dorëzohet, duke injoruar humbjet e mëdha ushtarake dhe përparimet e kufizuara në fushën e betejës, si dhe vështirësitë ekonomike të Rusisë.

Evropa: Duke luajtur me zjarrin

Putini po tregon frustrim në rritje ndaj vendeve evropiane që po përpiqen të formojnë një “koalicion të vullnetarëve” për të mbrojtur Ukrainën nga një sulm i ardhshëm rus, pasi të përfundojë pushtimi aktual.

Në konferencën e tij për shtyp në Pekin, të mërkurën e kaluar, Putini i quajti mbështetësit e Ukrainës në Evropë një “parti lufte” që dëshiron të luftojë Rusinë “deri te ukrainasi i fundit.”

Në një paraqitje treorëshe në qytetin port të Paqësorit rus Vladivostok, dy ditë më vonë, Putini tha se nëse ndonjë trupë perëndimore shfaqej në Ukrainë “veçanërisht tani, gjatë luftimeve, ne do të supozojmë se këto do të jenë objektiva legjitime për t’u shkatërruar.”

Ai shtoi se mundësia e stacionimit të trupave të NATO-s në Ukrainë ishte një “shkak rrënjësor” i ngjarjeve që, sipas narrativës së Putinit, çuan në pushtimin e Rusisë. Në rastin e një marrëveshjeje paqeje, tha ai, prania e tyre në Ukrainë “nuk do të kishte kuptim.”

Në këtë kontekst, hyrja e dronëve rusë në hapësirën ajrore polake të mërkurën duket si një kujtesë nga Kremlini se është i gatshëm të përshkallëzojë një përballje me NATO-n.

Trump: Ende gati për marrëveshje

Putini nuk ka reshtur së lavdëruari Trumpin, të cilin e sheh si kyç për arritjen e një marrëveshjeje paqeje sipas kushteve të Rusisë. Por veprimet e tij ushtarake po testojnë durimin e Trumpit.

Putini tha në Pekin se administrata Trump po “përpiqej të gjente një zgjidhje” për luftën “me mjete paqësore,” dhe se liderët botërorë të mbledhur për një paradë ushtarake kineze shprehën shpresën se Trumpi do të ndihmonte për t’i dhënë fund luftës.

Në Vladivostok, Putini sugjeroi se Rusia tani po priste që Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina të bënin lëvizjen e radhës. Ai përsëriti se Rusia dëshiron “garanci sigurie” për veten, një kërkesë që ka gjasa të nënkuptojë kufizime drastike mbi sovranitetin e Ukrainës.

“Ne do të respektojmë ato garanci sigurie që, natyrisht, duhet të zhvillohen si për Rusinë, ashtu edhe për Ukrainën,” tha Putini. “Askush nuk e ka diskutuar këtë me ne në një nivel serioz.”

NYT – Bota.al

14 Komente

  1. h
    himarjotiqis

    Putin u flet te gjithe atyre qe i kane mbushur breket dhe e lejuan qe te marre epersi ne sheshin e luftes .....ku jane Britania qe shkaterroji paqen apo europianet qe kane frike si gjithmone te luftojne ...apo kur gjejne ndonje kale te ngordhur kercejne si trima....!!!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      pseudoinimin o beqir,pseudonimin!!mo e ndërro beqir muti!!mbaje beqir a hiq "e" se të shkon më mirë!!RrK

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhelenski cufut

        Britaniket po qine njeri thetrin ne bythe meshkujt,kurse femrat e tyre dehen dhe drogohen dhe shkerdhehen nga pakistanezet

        Përgjigjjuni
      2. E
        Emilia

        Më mashtruan me 154,000 dollarë. Po flisja me një djalë rus, të cilit i kisha dërguar para në bitcoin, dhe pothuajse humba gjithçka. Megjithatë, Z. Dennis, i cili sapo kishte filluar, ndërhyri në kohë dhe më rimori mbrapsht 154,000 dollarë bitcoin. Ai bën vërtet një punë të mirë, ua kam rekomanduar disa miqve dhe kolegëve të cilët janë bërë të gjithë klientë të kënaqur. Ai më ka ndihmuar shumë në industrinë e tregtimit, mund ta kontaktoni. Hakerimi dhe Rimëkëmbja e Fondeve. Ai është më i miri dhe ka një sërë aftësish në rikuperimin e fondeve dhe në ekspozimin e mashtruesve. Jam i lumtur që i kam marrë paratë e mia mbrapsht, nuk ka turp të jesh viktimë e një prej këtyre operacioneve të sofistikuara dhe grabitqare. Duke e raportuar atë, mund të merrni mbrapsht disa ose të gjitha fondet tuaja të humbura dhe të parandaloni që mashtruesit të synojnë të tjerët. Për të rikuperuar fondet e bitcoin të fituara me mashtrim, fondet e fituara me mashtrim, për të pastruar ose fshirë të dhënat kriminale dhe për të nxjerrë bitcoin, kontaktoni TRUSTWAVEHACKERSTECH në këtë email, [email protected]

        Përgjigjjuni
        1. I
          Igor

          ik or te shkerdhefsha robt

          Përgjigjjuni
        2. G
          GB

          Britanine mos e zer me ate gojen tende te qelbur, pse nuk pyet Graqine tende se çfar eshte duke bere per Ukrainen?

          Përgjigjjuni
          1. H
            He mo b.q. futeni ne NATO Ukrainen, apo jeni lagur

            Evropa dhe kurva te tjere tregohen te forte kunder Palestines ne mbeshtetje te krmineleve izraelite me ne krye kelyshin e kurves Netanjah ne kerkim nga Gjykata Nderkombetare e Krimeve. Me ariun Polar nuk ka fjale te shkerdhen para e mbrapa e te ben gojore Ku jane njeriu pa pigment Boris Johnson, qorri Starmer, Macron burri i zhabes Brigitte qe e rreh LIVE publikisht, Scholz e Mers qe na "mbushnin" mendjen se Rusia ne kete lufte nuk rreziston me shume se dy vjet, sic duken bathet (bythet e gay-ve) nuk rrezistoi Perendimi Kolektiv qe prisnin shperberjen e Federates Ruse dhe e hengren sa krahu i peryhyer dysh, Ukraina tjeter mesele me minus 25% te territorit, 10 milion emigrante, 1 milion ushtare te vrare dhe vend i djegur e me ekonomi te shkateruar.

            Përgjigjjuni
            1. ISH OFIC.I U.O.

              Kjo Anton që po shkruan është luftë psikologjike.Këtë llojë loje e luajnë më shumë ata që nxjerrin të burgosurit nga burgu,mobilizojnë kontigjente të krimitmbledhin mercenar dhe marrin ushtar nga vëndet aleate.Fundi si i Hitlerit, luftërat pop.nuk shuhen dhe nuk humbasin, ato jan të gjata.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mihajllaqi

                Evropianët janë mësuar me hile e tradhti ,duke shitur tokat e popujve të vegjël në të mirë të Rusisë dhe aleatëve të saj duke harruar se asaj i shtohen apelimet dhe një ditë do i sulmon edhe ata.Mbi 100 vite Rusia ka punuar në Industrinë Ushtarake ka arrit supermaci,ka regjim ushtarak dhe industria e saj ghjesht ka nevojë për luftë.Evropianët bënin fabrika automobilave luksoz,e jetonin jetën,pinin drogë,bënin hotele e vëlla në të cilat herët apo von fatkeqësisht do vendosën ushtaret rus pas betejave.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Igor

                  gopi sateme

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mihajllaqi

                    Igor,pyt mamanë të ka bërë me serb apo me grek,se je bir kurve nuk dyshohet fare.

                    Përgjigjjuni
                2. d
                  daja

                  kur europa i harxhon lekët për të mbajtur me asistencë lloj lloj afrikani arabi dhe aziatiku rusia i harxhoi për armatime dhe tani europa të bëhet gati se po i vjen koha që të shkatërrohet si perandoria romakedhe të shkoj në hale me gjith mëshirën dhe të drejtat e njeriut

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tatiana

                    Më mashtruan duke më marrë 154,000 dollarë. Po flisja me një djalë rus, të cilit i kisha dërguar para në bitcoin dhe pothuajse humba gjithçka. Megjithatë, Z. Dennis, i cili sapo kishte filluar, ndërhyri në kohë dhe më rimori mbrapsht 154,000 dollarë bitcoin. Ai bën vërtet një punë të mirë, e kam rekomanduar atë te disa miq dhe kolegë të cilët janë bërë të gjithë klientë të kënaqur. Ai më ka ndihmuar shumë në industrinë e tregtimit, mund ta kontaktoni. Hakerimi dhe Rimëkëmbja e Fondeve. Ai është më i miri dhe ka një sërë aftësish në rikuperimin e fondeve dhe në ekspozimin e mashtruesve. Jam i lumtur që i kam marrë paratë e mia mbrapsht, nuk ka turp të jesh viktimë e një prej këtyre operacioneve të sofistikuara dhe grabitqare. Duke e raportuar atë, mund të merrni mbrapsht disa ose të gjitha fondet tuaja të humbura dhe të parandaloni që mashtruesit të synojnë të tjerët. Për të rikuperuar fondet e bitcoin të fituara me mashtrim, fondet e fituara me mashtrim, për të pastruar ose fshirë të dhënat kriminale dhe për të nxjerrë bitcoin, kontaktoni TRUSTWAVEHACKERSTECH në këtë email, [email protected]

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tatjana Gopovskaja

                      ngri kembet perpjete Tatjana

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje