Rutte mesazh Putinit: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, ndal luftën

10 Shtator 2025, 16:50Bota TEMA
Rutte mesazh Putinit: Do të mbrojmë çdo centimetër të

Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë nuk ishte një incident i izoluar, por një akt i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut me kërkesë të Varshavës.

Shefi i aleancës ushtarake paralajmëroi Moskën se NATO është vigjilente dhe e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të vet, shkruan A2 CNN. Këshilli i Atlantikut të Veriut u mblodh këtë mëngjes dhe diskutoi mbi situatën, pas kërkesës së Polonisë për konsultime.

Aleatët shprehën solidaritet me Poloninë dhe denoncuan sjelljen e rrezikshme të Rusisë. Një vlerësim i plotë i incidentit po zhvillohet, por është e qartë se ajo që ndodhi nuk është një incident i izoluar.

“Mesazhi im për Putinin është i qartë: ndal luftën në Ukrainë dhe shkeljet e hapësirës ajrore të aleatëve. Dijeni se ne jemi vigjilentë dhe gati për të mbrojtur çdo centimetër të territorit tonë”, deklaroi Rutte.

 

3 Komente

  1. t
    tom

    Ky koqja eshte i tmerrshem

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Ti ta Rruan o Rutte

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhni se liroheni

        Mark Rrota do te mbrosh cdo centimeter te vendeve te NATO-s nga Rusia, apo do te ndalosh luften ne Ukraine, ndaje mendjen e Rrote kari.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje