Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s pritet të mbajnë një video-konferencë më 20 gusht, për të diskutuar situatën në Ukrainë, raportoi agjencia Reuters, duke cituar burime të afërta me çështjen.
Kjo iniciativë vjen menjëherë pas një samiti urgjent të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, i zhvilluar online sot, pas bisedimeve të një dite më parë në Uashington.
Tema kryesore e diskutimeve ka qenë dërgimi i trupave të sigurisë në Ukrainë në rast të përfundimit të armiqësive mes Kievit dhe Moskës.
Sipas burimeve diplomatike, aleatët perëndimorë po shqyrtojnë skenarët e pasluftës dhe mundësinë e një pranie ndërkombëtare për të garantuar sigurinë dhe rindërtimin e vendit, nëse arrihet një marrëveshje paqeje.
Nuk është bërë e ditur ende nëse konferenca e NATO-s do të përfshijë ndonjë vendim konkret, por analistët e konsiderojnë këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt koordinimit të qëndrimeve për fazën e ardhshme të konfliktit.
Po NATO e mbledhur eshte, ajo ke tre shtabe qe drejtojne luften, ne Gjermani, ne Pentagon dhe ne Lviv te Ukraines, ushtaret e Ukarines qe po shkojne per lesh Zelenski luftojne dhe vriten sipas strategjise dhe taktikave qe ajo urdheron. Ka nje ndryshim fare te "vogel", nuk perdor ne lufte flamurin e saj, por ate te Ukraines. Ne mungese te focave te Ukraines nuk ka me burime po vijne mercenare te huaj nga Kolumbia, Venezuela, Afrika e me gjere, pa diskutim edhe "Rambo"te NATO-s qe t'a hane mu... pa dale, kjo eshte me prove.