Ministri gjerman i Ekonomisë: Jemi në krizë gazi, i gjithë tregu rrezikon kolapsin dhe efektin "Lehman - Brothers"

24 Qershor 2022, 21:50Bota TEMA
Ministri gjerman i Ekonomisë: Jemi në krizë gazi, i gjithë

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Veprimit Klimatik, Robert Habeck, ka deklaruar e vendi ndodhet në prag të një krize energjitike, më saktë gazi. 

Këtë të enjte vendi njoftoi hyrjen në nivelin e dytë të alarmit për planin e emergjencës së gazit.

"Në këtë nivel siguria e furnizimit është aktualisht e siguruar, por situata mbetet e tensionuar edhe nëse nuk e ndjejmë ende, ne jemi në mes të një krize gazi. Që na tani, gazi është një aset që mungon. 

Nëse furnizimi vijon të bjerë dhe çmimet vijojnë të rriten, mund të krijohen valë që do të bënin dëm të pariparueshëm në tregun e energjisë, një efekt Lehman – Brother. I gjithë tregu është në rrezik kolapsi në një pikë të caktuar", ka thënë ai.

Gjermania është vendi që e ka ndjerë më shumë situatën e sanksioneve me Rusinë: ajo merrte 55% të gazit nga Rusia, ndërkohë që tani merr 40% dhe çmimet janë rritur me 24%.

1 Komente

  1. r
    rasputin

    mos qani bithen keni gazin egjiptian gazin hebre ,gazin norvegjes dhe gazin amerikan hihihihihikeni edhe energji nga era dhe nga dielli bio bio bravo germany mbas 50 vjetesh nuk do keni me nevojen e muzhikeve

    Lini një Përgjigje