Ministri i Jashtëm i Qipros: sulmi me dronë ndaj bazave britanike erdhi nga Libani

8 Mars 2026, 14:35Bota TEMA
Ministri i Jashtëm i Qipros: sulmi me dronë ndaj bazave britanike

Ministri i Jashtëm i Qipros, Konstantinos Kompos, i zbuloi gazetës Guardian se dronët që shënjestruan bazat britanike erdhën nga Libani. 

“Në këtë moment është fakt që duhet të shikojmë drejt frontit libanez”, tha zoti Kompos, duke konfirmuar për herë të parë origjinën e dronëve.

“Nuk mund të përjashtojmë asgjë nga drejtimi më i gjerë i rajoneve verilindore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm… duhet të sigurohemi që sistemet në vend të mbulojnë të gjitha mundësitë e kërcënimit”, shtoi Ministri i Jashtëm Qipriot. 

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se 394 persona u vranë nga bombardimet izraelite në Liban këtë javë, përfshirë 83 fëmijë.

1 Komente

  1. Maria

    Hajde se u pastrua dhe Libani nga plehrat teroriste. Do te duhet te kalojne nja 30 vite derisa te formohet kontigjenti i ri i plehrave, por kam frike se atehere nuk do ti shfarosin me, se i bie te vrasin femijet e tyre.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje