Shpërthim pranë Ambasadës së SHBA në Oslo, policia nis hetimet

8 Mars 2026, 11:30Bota TEMA
Shpërthim pranë Ambasadës së SHBA në Oslo, policia nis

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme është reflektuar edhe jashtë rajonit. Gjatë natës një shpërthim i fortë u dëgjua pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oslo.

Policia norvegjeze bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun. Sipas autoriteteve, nuk ka persona të lënduar.

“Policia është në kontakte të vazhdueshme me ambasadën dhe nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në një deklaratë zyrtare të autoriteteve norvegjeze.


Të pyetur nëse shpërthimi ka të bëjë me ndonjë sulm të mundshëm, stacioni rajonal i policisë në Oslo shpjegoi se aktualisht nuk kishte “asnjë informacion se çfarë ndodhi saktësisht ose kush mund të jetë i përfshirë”.

Mediat lokale raportojnë se ambasada pësoi dëme të vogla, , ndërsa punonjësit amerikanë të misionit diplomatik nuk kanë komentuar.

Në një reagim tjetër të policisë për televizionin publik të Norvegjisë “NRK” thuhej se shpërthimi ndodhi në hyrjen publike të ndërtesës. Ambasada amerikane ndodhet në lagjen Morgedalsvegen të Oslos, rreth 7 km 4 milje jashtë qytetit.

2 Komente

  1. T
    Të flasim hapur

    Dolën Lymat refugjatë. E nxorën kokën. U jep strehë, u jep punë, u jep rrogë, dhe ata te vene bombay. Kafshe qe jetojne akoma ne vitet 700, janë 1300 vjet mbrapa. Te kuptohemi. Jo popujt e Azisë. Flasim per Lymat fanatikë. Kemi edhe në Shqipëri dhe Kosovë, por keta tanët janë mbeturina turke, akinxhinjsh.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jepu buke skurave!

      Te lumte pena trim.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje